E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherr mes dy grupeve, plagoset i pafajshmi

01/06/2005  Dy në pranga, dy në kërkim

SHKODER – Një shtetas është plagosur aksidentalisht, pasi ka qenë afër “shënjestrës” së dy personave, të cilët po kërkohen për tentativë vrasjeje.

Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i policisë së Shkodrës bëhet e ditur se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë, në lagjen “Partizani“, është plagosur lehtë në këmbë shtetasi 35-vjeçar Zamir Kodra, banues i po kësaj lagjeje. Pas verifikimit të vendngjarjes dhe hetimeve të bëra, është arritur në përfundimin se plagosja e shtetasit në fjalë ka ardhur në mënyrë aksidentale, pasi plumbi i pistoletës që ka kapur këmbën e tij ka qenë i drejtuar te shtetas të tjerë, banues të kësaj lagjeje, që në atë moment ndodheshin pranë të plagosurit në fjalë.

Kanë qenë pikërisht shtetasit Tonet Muça dhe Fatjon Boshnjaku që kanë tentuar të vrasin për motive të dobëta dy shtetasit Gentian Cuca dhe Blendi Hadrajn.

Lidhur me këtë ngjarje burimet theksojnë se policia ka marrë masat dhe është vënë në ndjekje si të autorëve të plagosjes, ashtu edhe të implikuarit në këtë grindje midis tyre.

Si rezultat i këtyre veprimeve, deri tani është arritur të ndalohen shtetasit, drej të cilëve ishin drejtuar plumbat. Ndalimi i shtetasit 23-vjeçar Blendi Hadraj banues i lagjes “Partizani“ u bë pasi shtetasi jo vetëm kishte lidhje me ngjarjen, por është kapur dhe me armë pa leje. Hadraj duhet të përgjigjet për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje, pasi atij iu gjetën dhe iu sekuestruan nga policia dy armë zjarri pistoletë, të tipit TT, së bashku me 6 fishekë, si dhe një armë tip automatik me dy krëhëra me fishekë.

Për këto arsye u ndalua edhe shtetasi tjetër 27-vjeçar Gentian Cuca, edhe ky banues i lagjes “Partizani”, të cilit iu gjetën dhe iu bllokuan si armë pa leje dy pistoleta të tipit TT.

Ndërkohë blutë e Shkodrës janë duke punuar për kapjen e autorëve të plagosjes Tonet Muça dhe Fatjon Boshnjaku, të cilët janë shpallur persona në kërkim për veprat penale të plagosjes me armë zjarri, vrasjes së mbetur në tentativë si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›