E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Maqedoni, kërkohet këmbim për 11 të burgosur

 Armand BajramiKërkesat e nëntë të burgosurve shqiptarëve në Maqedoni për transferim në burgjet e vendit tonë, të bëra disa vite më parë, nuk kanë përgjigje ndonëse i janë përcjellë Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë, në “vend numëro” janë edhe procedurat e transferimit të dy të burgosurve me shtetësi maqedonase nga Shqipëria në vendin fqinj. Lajmi konfirmohet nga institucioni i Avokatit të Popullit në Tiranë. Pak ditë më parë, Avokati i Popullit Ermir Dobjani i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani, me anë të cilës i kërkon informacion në lidhje me problemin e mostransferimit të disa të burgosurve shqiptarë nga Maqedonia në Shqipëri. Në shkresën dërguar ministrit Nishani, Avokati i Popullit sqaron se në korrenspondenca që ka pasur me homologun e tij në Maqedoni, Ixhet Mehmeti, është njohur me problemin e mostransferimit të të burgosurve. “Vitet e fundit, 9 shtetas shqiptarë, të cilët vuajnë dënimin në burg në ENK ‘Idrizovë’ në Maqedoni kanë bërë kërkesa për transferim nga Republika e Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë. Mirëpo, megjithëse kërkesa e tyre është përcjellë nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë, në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, akoma nuk është bërë transferimi i tyre”, thuhej në letrën e Dobjanit. Avokati i Popullit i kërkonte titullarit të Ministrisë së Drejtësisë kryerjen e verifikimeve rreth kësaj kërkese. “Lutemi që të bëni verifikime rreth kësaj kërkese dhe mundësisht struktura përkatëse pranë Ministrisë së Drejtësisë t’i kthejë përgjigje asaj të Republikës së Maqedonisë”, kërkonte Dobjani në shkresën zyrtare.Të DëNUARITReferuar korrenspondencës së Dobjanit me Ministrin e Drejtësisë Nishani, mësohet se kërkesa më e hershme për transferim nga shqiptarët e dënuar me burg në Maqedoni datonte në vitin 2001 nga i dënuari Shkëlqim Halili, kërkesë e përsëritur edhe në vitin 2008. Ndërsa kërkesat e tjera janë bërë gjatë katër viteve të fundit. Nga nëntë kërkesa, vetëm ajo e të dënuarit Nildet Meçkaj, e bërë në vitin 2008, ka mbërritur tek autoritetet maqedonase, përgjigje e cila është në procedurë përkthimi. Të dënuarit e tjerë shqiptarë që vuajnë dënim në burgjet e vendit fqinj dhe kohët kur kanë kërkuar transferim janë: Zini Ferhati në vitin 2005, Shkëlqim Krasniqi, Milazim Dida, Petrit Gjika, Jonuz Mazreku e Elvis Hila në vitij 2007 dhe Gentian Gjona në vitin 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›