E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, “fletë-rrufe” për policët që konsumojnë alkool

 PESHKOPI - është menduar një mënyrë e veçantë për të larguar efektivat e policisë nga alkooli. Burime të sigurta informacioni pranë komisariatit të Bulqizës thanë për gazetën “Panorama” se dy ditë më parë ka mbërritur pranë të gjitha komisariateve të policisë të Qarkut Dibër një urdhër i ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha. Në këtë shkresë zyrtare kërkohet nga drejtuesit lokalë dhe rajonalë të policisë, se jo vetëm duhet të evidentojnë çdo punonjës policie që konsumon alkool në orarin e tij të punës, por ato do t’u jepen mediave të shkruara dhe vizive për t’i publikuar. Kjo masë vjen pas konstatimit se, numri i punonjësve që frekuentojnë lokalet dhe konsumojnë sasi të mëdha alkooli, është i lartë. Drejtues nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër dhe komisariatet Mat, Bulqizë e Dibër thanë se këtë urdhër të eprorit të tyre do të zbatojnë me korrektësi, pasi nuk janë të pakta rastet kur efektivë të policisë së rendit, burgut, pyjores, etj. jo vetëm ulin figurën morale të policisë, por njëkohësisht bëhen promotorë të ngjarjeve banale. Vetëm pak ditë më parë një grindje nën efektet e alkoolit ndodhi mes oficerëve të burgjeve, kur njëri prej tyre denoncoi kolegët për dhunë. Paralelisht me këtë urdhër të ministrit, forcat e policisë në të gjitha komisariatet janë urdhëruar për të qëndruar në gatishmëri gjatë ditëve të festave, për të shmangur incidentet dhe ruajtjen e qetësisë publike.                       h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›