Ministria e Financave mashtron kryeministrin në lidhje me pëlqimin e BB për projektligjin

Banka Botërore kundër projektligjit për Auditimin ligjor dhe ekspertët Kontabël
Në takimin që përfaqësues të Bankës Botërore kishin javën e shkuar në Ministrinë e Financave, i kërkuan kësaj të fundit që ta tërheqë projektligjin shumë të përfolur dhe të mos e kalojë për miratim në parlament, sepse ky projektligj është në kundërshtim me seksionin 1.3 acquis communautaire dhe se duhet një tjetër ligj që të jetë në pajtim me acquis communautaire. Banka Botërore ka përgatitur strategjinë dhe plan veprimin për të rritur cilësinë e raportimit financiar në Shqipëri. Kjo strategji është përgatitur nga një Komitet Kombëtar Drejtues i përbërë nga pjesëmarrës të sektorit publik dhe privat të interesuara për raportimin financiar dhe në të paraqet një program të qartë reformash për të përmirësuar kuadrin ligjor, institucionet, profesionin e kontabilistit në Shqipëri, ndërkohë që projektligji shkon në kundërshtim me këtë plan strategji sipas përfaqësuesve të Bankës Botërore. Raportimi me cilësi të lartë është themeli i një ekonomie tregu që funksionon mirë dhe baza e një sistemi të fortë financiar. Ky projektligj, sipas Bankës Botërore do të rrisë rrezikun për kriza në tregun financiar dhe do të shkaktojë impakte negative ekonomike. Gjithashtu sipas BB, projektligji i hartuar do të ulë investimet e huaja direkte dhe të portofolit si dhe do të vështirësojë marrjen e kredive për kompanitë nga sektori financiar formal. Sipas BB një tjetër efekt negativ i këtij projektligji, i cili pritet të kthehet në ligj, do të pengojë investitorët të bëjnë vlerësimet e duhura të perspektivave të korporatave si dhe do të pengohen aksionerët dhe publiku i gjerë që të vlerësojnë performancën e menaxhimit të një kompanie, pra do të pengohet zhvillimi aktiv i tregjeve të kapitaleve, gjithashtu do të pengojë integrimin ekonomik, rajonal dhe global të Shqipërisë. Sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit financiar, Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, pika kryesore referuese është acquis communautaire. Transpozimi dhe implementimi i duhur i acquis communautaire është bërë edhe më i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi Bashkimi Europian me 12 Qershor 2006 i dha Shqipërisë statusin e anëtarit të mundshëm. Sipas BB, duhet të ngrihet një qendër e re, e cila fillimisht të merret me provimin për kualifikim për përgatitjen e kontabilisteve dhe audituesve të ardhshëm. Si fillim kjo qendër do të zhvillojë një kurrikul të re dhe mbi bazën e kësaj kurrikule do të krijohet procesi i vlerësimit. Organet e kontabilitetit dhe auditimit do të vazhdojnë të trajnojnë studentët në bazë të kurrikulave të reja dhe qendra e re do të menaxhojë provimet dhe përditësimin e rishikimit periodik të kurrikules mbi të cilën bazohet vlerësimi. Kuadri i kontabilitetit kërkon një Këshill Kombëtar të Kontabilitetit të fortë dhe të gjerë për të përmbushur kërkesat rregullatore dhe vendosjen e standardeve, ndërkohë që nga projektligji është përjashtuar Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit. Projektligji për auditimin ligjor dhe ekspertet kontabël përkeqëson mbikqyrjen publike të auditimit. Shqipëria duhet të përmirësoje këtë shtyllë themelore për të siguruar cilësinë dhe përputhshmërinë e raportimit financiar të korporatave, për të pasur praninë e një profesioni të besueshëm dhe të pavarur të auditimit, me besnikëri maksimale ndaj kreditorëve të shoqërive, aksionerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë. Projektligji është në kundërshtim me këtë platformë. Raportimi financiar i korporatës luan një rol vendimtar në një ekonomi bashkëkohore tregu që funksionon mirë. Qëllimi është që të rregullohet siç duhet profesioni i kontabilistit pa dëmtuar konkurrencën dhe të sigurohet mbrojtja e palëve të treta, të cilat përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga një kontabilist. Ligji e përkeqëson rregullimin e profesionit. Nxitja e ndërgjegjësimit në lidhje me publikimin e informacionit dhe transparencën e korporatës në lidhje me raportimin financiar në periudhën afatgjatë do të çojë në rritjen e besimit në raportimin financiar në Shqipëri, do të rrisë kërkesën e publikut për transparencën, do të zvogëlojë rrezikun për mashtrime të mëdha, kurse projektligji krijon kaos dhe paqartësi.