Politika shqiptare uron Krishtlindjet
Kreret e shtetit dhe lideret politike kane percjelle urimet e tyre per Krishtlindjet. Ata kane zhvilluar vizita ne selite e komunitetit katolik dhe ortodoks ne Tirane. Berisha e Rama folen per veshtiresite qe po kalojne ne keto Krishtlindje, banoret e zones se permbytur ne qarkun e Shkodres.
"Mesazhi që vjen natyrshëm për shoqërinë tonë është më pak tension, më shumë mirëkuptim, më shumë marrëveshje sepse gjërat e mira bëhen së bashku, kur jemi në harmoni, ashtu sic ndodh në familje. Sa më shumë harmoni, gëzim për të gjithë ju", uroi presidenti Bamir Topi.
"Një urim të vecantë këtë ditë kam për qytetarët e Shkodrës, të cilët kremtojnë këtë ditë të madhe në rrethana shumë të vështira, por sërish dhe ata dhe të gjithë shqiptarët kanë një motiv, për tu gëzuar në këtë Krishtlindje sepse nuk kemi patur as dhe një jetë të humbur", tha kryeministri Berisha.
"Pjesë të tëra të Shqipërisë janë në vështirësi, janë përmbytur, janë në një gjendje nga e cila duhet të dalim sa më parë. Është dashuria, solidariteti dhe forca e këtyre ndjenjave që frymëzon kjo ditë, që duhet ti bëj të gjithë besoj se e ardhmja do të jetë pa dyshim më e mirë", uroi kreu i PS, Edi Rama.
Rovena Mocka