E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik ne Kruje vdesin 3 femije

Tre fëmijë të një familjeje, 2 vajza dhe nje djalë, kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur pak pas mesnatës së të shtunës. Makina e drejtuar nga i ati i tyre, Anton Kola, u përlas me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Si pasojë humbën jetën Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, ndersa babai i tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital ushtarak në Tiranë.

Familja Kola po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit tjetër, 27 vjecarin Mark Marku nga Mamurrasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›