E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Parlamenti miratoi ligjin per shoqerite bujqesore

Parlamenti shqiptar miratoi sot nje ligj te ri per organizimin e shoqerive bujqesore ne perpjekje per te nxitur bashkepunimin dhe per te rritur prodhimin ne fshat. Qeveria dhe opozita debatuan gjate per gjendjen e bujqesise duke marre shkas nga ligji i ri i cili krijon kushte per punesim me te madh ne fshat.

Deputetet e shumices pohuan se ligji i ri eshte europian dhe se ata jane realiste qe bujqesia shqiptare ka nevoja te medha qe nuk zgjidhen me nje ligj. Opozita kerkoi qe rekomandimet e BE-se te zbatohen ne kushtet konkrete te Shqiperise. Ministri i bujqesise Genc Ruli tha se ligjet e BE-se ashtu edhe ky shqiptar percaktojne format e bashkepunimit ndersa detajet fiskale mbulohen me ligje te tjera.

Deputetet opozitare thane nga ana tjeter se ligji eshte sjelle me vonese dhe se fshati ka nevoje per nderhyrje urgjente ne punesim dhe prodhim. Sipas tyre bujqesia eshte e prapambetur aty jeton 50 per qind e popullates ndersa prodhimi bujqesor mbuon me pak se 20 per qind te prodhimit kombetar.

Zonat fshatare vazhdojne te stregojne dhe punesojne afro gjysmen e popullsise shqiptare megjithe emigrimin masiv te rinise nga keto zona drejt qyteteve jashte apo Brenda vendit. Investimet ne bujqesi deri tani kane qene spontane dhe te paketa sepse per shkak te ligjit 7501 tokat bujqesore iu shperndane fshatareve ne copa nga 07 deri ne 1 hektare dhe nuk iu kthyen pronareve qe mund te siguronin nje zhvillim te qendrueshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›