INSTAT Ekonomia shqiptare gjate vitit 2011 u rrit me 3.1 per qind

Ekonomia shqiptare gjate vitit 2011 u rrit me 3.1 per qind. E dhane paraprake u be e ditur sot nga Instituti i statistikave i cili publikoi te dhenat per tre mujorin e katert te vitit te kaluar
Sipas te dhenave te Instat-it ne tremujorin e katert rritja ekonomike ka qene ne nivelin e 3.8 perqind.
Sektori me rritjen me te madhe krahasuar me tremujorin e fundit te 2010 ka qene Transporti me 154 perqind i ndjekur nga ai i Tregtise me 88 perqind nga grupo Sherbime te tjera me 38 perqind nga Bujqesia me 19 perqind dhe nga Ndertimi qe ka shenuar nje rritje modeste prej 11 perqind.
Nderkohe qe industria ka rregjistruar tregues negativ duke rene me 78 perqind. Mesataraja e rritjes vjetore vjen pas nje rishikimi ne rritje qe Instat i ka bere te dhenave per te tre tremujoret e meparshem.
Nese fillimisht per tremujorin e pare ishte njoftuar nje rritja 3.4 perqind me pas 3.8 rritja e publikuar sot jepet ne nivelin e 4.8 perqind. Po keshtu dhe tremujori i dyte nga nje rritje 05 perqind eshte ndryshuar ne 11 perqind ndersa tremujori i trete nga 26 perqind ne 28 perqind.
Rritja e vleresuar paraprakisht ne 3.1 perqind per 2011 eshte afert me parashikimin e fundit te qeverise e cila pasi pat deklaruar fillimisht nje rritje 39 perqind e rishikoi ne ulje ne 3 perqind parashkimin e saj. Te dhenat e Instat nuk jane perfundimtare. Ende pas tre vjetesh ky institucion nuk ka publikuar shifren zyrtare te rritjes ekonomike as per vitin 2009.