E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Denohet sulmi me gure mbi makinat e nje delegacioni serb ne Prishtine

Ndermjetesuesi i Bashkimit Evropian ne bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise Robert Cooper e ka denuar sulmin me gure ndaj nje delegacioni te Serbise ne Prishtine.

Ne nje komunikate per opinion te zyres se zotit Cooper thuhet se aktet e tilla nuk jane ne frymen e bisedimeve. Delegacioni ishte pjese e grupit punues per zbatimin e marreveshjeve ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.

Ne reagimin e zotit Cooper thuhet se bisedimet nuk kane te bejne vetem me arritjen e marreveshjeve por ceshtja me e rendesishme eshte zbatimi i tyre dhe perftimi i qytetareve te te dyja paleve. Zbatimi eshte  po ashtu kerkese kryesore per perparimin e seciles pale ne rrugen e tyre drejt integrimeve ne Bashkimin Evropian thuhet ne reagimin e zotit Cooper.

Ndaj incidentit ka reaguar shefja e delegacionit te Kosoves ne bisedimet me Serbine Edita Tahiri.

Te merkuren policia tha se eshte qelluar me gure autokolona e nje delegacioni te Serbise qe po qendronte ne Prishtine ne kuader te diskutimeve per zbatimin e marreveshjeve te arritura ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.

Policia tha se makinat e delegacionit serb qe po shoqerohej nga policia e Kosoves kane pesuar demtime nga pasojat e gureve ndersa nuk ka pasur te lenduar.

Nje person eshte arrestuar ne lidhje me kete incident gjate te cilit nderkaq sipas autoriteteve serbe eshte lenduar nje anetar i delegacionit te Serbise.

Kryeministri i Serbise Mirko Cvetkovic u ka bere thirrje autoriteteve nderkombetare ne Kosove qe te zhvillojne hetimet per te ndricuar incidentin dhe per te vene autoret para drejtesise. Ai u tha mjeteve serbe te informimit se incidenti eshte perpjekje e sic ka thene ai ekstremisteve per ta frikesuar popullaten serbe per ta parandaluar dialogun zbatimin e marreveshjeve dhe zgjidhjen paqesore te problemeve.

Qe nga marsi i vitit te kaluar Kosova dhe Serbia jane angazhuar ne bisedime te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian per zgjidhjen e ceshtjeve praktike te interesit te ndersjelle. Nje numer marreveshjesh jane arritur gjate ketyre bisedimeve por zbatimi i tyre ende eshte i pjesshem.

Kosova shpalli pavaresine nga Serbia ne shkurt te vitit 2008 dhe deri tash eshte njohur nga 89 vende te botes perfshire Shtetet e Bashkuara dhe 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian ndersa vazhdon te kundershtohet nga Serbia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›