E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Kosova po ecën në drejtimin e duhur

"Kosova po ecën në drejtimin e duhur pavarësisht ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Kështu është shprehur Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen duke theksuar se qëllimi i NATO-s do të jetë përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike".
Rasmussen gjithashtu theksoi se ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të bisedojnë për kalimin e KFOR-it në një forcë më të vogël në Kosovë, dhe tashmë është bërë hapi i parë i suksesshëm.
Lidhur me këtë dhe hapat e mëtejshme në operacionet në Kosovë Rasmussen theksoi se ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të shkëmbejnë mendime me kolegët e tyre nga vendet që kanë trupa në kuadër të KFOR-it.
Ndërkohë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të bisedojnë të enjten dhe të premten në Bruksel për zvogëlimin e trupave në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›