E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Portugali, policia merr masa

Policia ka marre nje sere masash per te siguruar rendin dhe qetesine para, gjate dhe perfundimit te ndeshjes se shumepritur Shqiperi-Portigali qe do te zhvillohet neser ne oren 20:45 ne stadiumin "Qemal Stafa", ne Tirane.

Ndaj autoritetet njoftojne se do te ndalohet parkimi i automjeteve perreth stadiumit nga ora 8:00 e mengjesit deri ne fund te aktivitetit, si dhe do te ndalohet qarkullimi ne rruget qe te cojne prane stadiumit, prej ores 14:00 deri ne mbremje vone.

Nderkohe per tifozet dhe spektatoret e ndeshjes policia do te ushtroje kontroll te imtesishem para futjes se tyre ne stadium.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›