Harxhi: I jam përkushtuar PD-së që nga greva e vitit ‘91
Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën, Edith Harxhi, rrëfen se pse ka pranuar të kandidojë në sfidën elektorale të 28 qershorit.
Pse vendosët të garonit në zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën e Partisë Demokratike?
Kandidoj në zgjedhjet e 28 qershorit në siglën e partisë në të cilën kam aderuar që prej vitit 1991. Kam qenë jo vetëm anëtare dhe aktiviste e PD-së që prej themelimit të saj, por jam edhe një nga anëtaret më të reja të grevës së urisë. Që prej ditës që jam anëtarësuar në këtë parti në moshën 18-vjeçare deri më sot vazhdoj në të njëjtën linjë të mbështes dhe të punoj për Partinë Demokratike, duke pasur si bazë të saj jo vetëm origjinën dhe prejardhjen time familjare, por në të njëjtën kohë edhe bindjet e mia partiake dhe principet të cilat përputhen me parimet e statusin e Partisë Demokratike e të së djathtës në Shqipëri. Pra, në këtë listë unë nuk është se vendos të kandidoj, por për mua është një nder që edhe partia, edhe Kryeministri dhe këshilli drejtues i partisë e pa të arsyeshme kandidimin tim. Ndihem e vlerësuar që jam mes gjithë atyre personaliteteve.
Cilat mendoni se janë pesë avantazhet kryesore me të cilat partia juaj shkon drejt zgjedhjeve?
E para, avantazhi kryesor është që ne kemi katër vjet qeverisje që janë një punë e mrekullueshme e bërë në vendin tonë, ku Shqipëria është ndryshuar dhe vazhdon të ndryshohet. Duke qenë se kam pasur edhe gjatë këtyre katër viteve pozicionin e zv/ministres së Punëve të Jashtme, një pjesë e arritjeve të Shqipërisë kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me politikën e saj të jashtme, duke përfshirë këtu anëtarësimin në NATO që është një sukses i pamohueshëm i kësaj qeverie, aplikimin për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, që është dorëzuar nga Kryeministri i vendit përpara pak kohësh.
Në këndvështrimin tuaj, cilat janë pesë disavantazhet e kampit kundërshtar në këto zgjedhje?
Mendoj se te disavantazhet e kampit kundërshtar në këto zgjedhje ndër më kryesoret rendis pamundësinë e kampit socialist për t‘u rinovuar ashtu siç synon ai kamp që ka ndryshuar. Mendoj se ai kamp nuk ka ndryshuar dhe janë të njëjtat figura të vjetra të njehsuara tashmë me të kaluarën e egër komuniste të Shqipërisë, që vazhdojnë ende të renditen në radhët e këtij kampi. E dyta lidhet me mungesën e liderit të PS-së, jo vetëm në kryesimin e listës së Tiranës, një gjë që përbën një avantazh shumë të madh për ne, pasi listën tonë e kryeson Kryeministri, i cili është edhe Kryeministri dhe udhëheqësi më i suksesshëm i 20 viteve të demokracisë pa futur këtu periudhën e egër komuniste. Gjithashtu disavantazh për PS-në është edhe mosangazhimi i drejtpërdrejtë dhe neglizhimi që zoti Rama i ka bërë metropolit të qytetarëve të Tiranës, si kryetar bashkie gjatë këtyre viteve të fundit. Nuk mendoj se një parti reformohet në momentin që fillon dhe lançon figura të reja nën siglën e Harvardit apo Oksfordit. Mendoj se partitë reformohen në momentin kur ndoshta edhe nën siglën e Harvardit dhe Oksfordit arrijnë të kuptojnë më së miri sesi funksionon realiteti shqiptar dhe bëhen njësh me masën (grassroot), ashtu si edhe modelet e tjera perëndimore.
Çfarë mund t‘i ofroni ju qeverisjes së nesërme dhe performancës së partisë suaj?
Integritet, besnikëri, besueshmëri dhe profesionalizmin, i cili është një ndërthurje e edukatës sime familjare, edukimit tim jashtë e brenda vendit dhe natyrisht edhe angazhimeve të mia gjatë këtyre viteve në qeverisje dhe në jetën e përditshme shoqërore.
Përtej pozicionimeve të fushatës, nëse do t‘u duhej të vlerësonit njërin prej kandidatëve kundërshtarë në qarkun tuaj, cili do të ishte ai?
E kam shumë të vështirë, pasi ka të bëjë me atë se sa e integruar është lista me strukturat e partisë, të jetës akademike, profesionale etj., dhe këtë nuk e shoh te PS-ja. Gjithashtu, lista e PS-së nuk hapet me kryetarin e partisë dhe nuk hapet me personin që do ta drejtojë kampin socialist në këtë fushë. Në rastin konkret, më vjen keq dhe nuk e di se si do identifikohen, shumë prej tyre nuk i identifikon dot as me partinë dhe as me liderin, atëherë pse janë në listë? E shikoj që në listën e PS-së ka njerëz që janë me integritet ashtu siç janë në përgjithësi në listën e PD-së, por avantazhi ynë ka të bëjë me qeverisjen tonë dhe me personalitete që kanë provuar veten e tyre në fusha të ndryshme dhe identifikohen me punën, arritjet dhe zhvillimin e vendit.
CV
Edith Harxhi
Ka studiuar në Universitetin e Edinburgut, Britani e Madhe dhe është diplomuar me Bachelor of Art në Shkenca Politike
Ka kryer vitin e parë të Doktoraturës Ph. D. në Universitetin Bilkent të Ankarasë
U emërua zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë
Konsulente ndërkombëtare pranë Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK dhe te PNUD-i