E Shtunë, 31 Tetor 2026

E zënë poshtë plehrat, do mirrte monedhën 200 L

Varfëria e tejskajshme kishte bërë që 15 vjecari nga fshati Bardhaj i Shkodrës, të kishte si vend argëtimi varrezat e mbeturinave të qytetit të tij, në vend të një parku me lojra. 

TIRANE- Historia tragjike e 15 vjecarit i cili gjeti vdekjen në vend grumbullimin e mbeturinave të qytetit të Shkodrës, nis me një monedhë 200 lekëshe.

Varfëria e tejskajshme kishte bërë që 15 vjecari nga fshati Bardhaj i Shkodrës, të kishte si vend argëtimi varrezat e mbeturinave të qytetit të tij, në vend të një parku me lojra.

Dje pasdite rreth orës 18:00, drejtuesi i automjetit tip Man, me targa SH 44 96 E, po shkarkonte mbeturinat e qytetit, pranë varrezave të Dëshmorëve kur i mituri ka tentuar të marrë monedhën 200 lekëshe që ka vëne re mes mbeturinave që po shkarkoheshin. “Një pjesë e këtyre mbeturinave e kanë zënë brenda duke i shkaktuar vdekjen B. Ujkat”- thuhet në njoftimin për shtyp që Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka publikuar sot.

Dëshmitarët kanë treguar se adoleshenti kishte qenë aty afër, kur makina po shkarkonte plehrat e qytetit. Në momentin kur ai ka vënë re 200 lekëshin ka dalë anash mjetit, në pjesën e pasme dhe ka tentuar të marrë monedhën, duke iu shpëtuar syve të punëtorëve dhe drejtuesit të automjetit.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin Agron Z. 51 vjec dhe pas konsultimit me Prokurorinë e Rrethit, është lënë të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të “Shkeljes se rregullave të mbrojtjes në punë” .
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›