E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteje me flaket digjen 250 ha pyje ne Pish-Poro

Zjarri që ka përfshirë pyjet ne Pish- Poro të Vlorës, ka vijuar të shkaktojë dëme edhe gjatë ditës së sotme. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikësve dhe ekipeve të tjera vullnetare, sërish flakët kanë shkrumbuar qindra hektarë.

Deri tani thuhet se janë djegur mbi 250 hektarë pisha. Shërbimi zjarrfikës pranon se në momente të caktuara, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe mundësia e mjeteve që ata kanë, ka qenë shumë e vogël.

Shefi i shërbimit të zjarrfikses  Ernest Pasha ka bërë me dije se është kërkuar nje helikopter nga Italia, për të shuar flakët, pasi sipas tij, nga toka është thuajse e pamundur qe situata te vihet nen kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›