Presidenti Bamir Topi pret Avokatin e Popullit
TIRANË- Presidenti Topi priti në një takim në Presidencë, Avokatin e Popullit, Igli Totozani, i zgjedhur një ditë më parë nga Parlamenti me një shumicë votash të mazhorancës dhe opozitës.
Duke shprehur mbështetjen institucionale dhe vlerësuar lart rolin e luajtur deri më tani nga Avokati i Popullit Topi theksoi se “edhe pse Avokati i Popullit është një institucion relativisht i ri në vendin tonë, ai ka krijuar tashmë fizionominë e vet të konsoliduar duke përfituar dhe shkëmbyer përvojë të vyer e pozitive edhe me institucione homologe perëndimore”.
Nga ana e tij, Totozani falenderoi kreun e shtetit, ndërsa e siguroi ate se do të punojë me përkushtim, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe transparencë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, duke u fokusuar në pavarësinë e institucionit që do të drejtojë dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera.
(el.me/news24/BalkanWeb)