E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Laci-Flamurtari 0-0

SHKODËR- Stadiumi “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës ka qënë "streha" e skuadrës laçjane në përballjen me Flamurtarin pas dënimit të stadiumit të saj për shkak të dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit në ndeshjen me krutanët. Duke respektuar edhe masën e dënimit që takimi të luhet pa spektatorë, shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” kanë qënë tërësisht të zbrazura duke i dhënë një ftohtë emocioneve të kësaj ndeshje.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar të dyja skuadrat që të luftojnë fort për t’i shkëputur fitoren njëra tjetrës. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku rastin më ideal për shënim e pati skuadra laçjane me anë të Ermullait kur vetëm 5-6 metra larg portjerit Moçka ka gjuajtur jashtë. Në të dytën ishin vlonjatët, të cilët edhe pse që nga minuta e 54-t kanë luajtur me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Brahjes, i paten të gjitha mundësitë per te shenuar me rastin ideal të paraqitur në minutën e 79-të me anë të Liçajt, por vonesa në gjuajtje i dha mundësi portjerit Vashaku t’ia rëmbente topin nga këmbët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›