Prokuroria: Ministri Halimi presion të hapur drejtësisë
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme reagoi mbrëmjen e sotme pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi, i cili e ka cilësuar të paprecedentë vendimin e Gjykatës së Tiranës për vendosjen e masës së sigurisë “2 vjet burg” për Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani, i akuzuar për vrasje.
Në një njoftim për mediat Prokuroria e vlerëson si ndërhyrje të rëndë në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, pasi cështja ndaj Xhuvanit është ende nën hetim.
“Deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, është një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavaresine e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur njëçështje është ende në gjykim. Çështja ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani është ende në gjykim, pasi është në pritje për tu shqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ndaj është e pashpjegueshme që një titullar politik të ndërhyjë e të deklarohet pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria i kujton ministrit të Drejtësisë se vendimin për fajësinë apo pafajësinë e një të akuzuari e vendos gjykata.
Në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, duhet të kujtojmë si opinionit publik ashtu edhe Ministrit të Drejtësisë, se i vetmi institucion kushtetues i cili kualifikon veprën penale për të cilën duhet të deklarohet fajtor, llojin dhe masën e dënimit të përshtatshme, është vetëm Gjykata. Kompetencën për drejtësinë e këtij vendimi apo fuqinë për ta ndryshuar atë e ka vetëm një gjykatë më e lartë, por kurrsesi një organ ekzekutiv”,- përfundon njoftimi i Prokurorisë.
(el.me/BalkanWeb)