E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira e fundit artistes Nina Mula

TIRANË- Ikona e muzikës operistike shqiptare Nina Mula është nderuar sot me respekt të thellë, jo vetëm nga miqtë dhe kolegët e saj, por edhe nga personalitete të larta të shtetit dhe politikës. Presidenti Bamir Topi i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij është përulur me respekt para trupit të pajetë të artistes së madhe, e cila u nda nga jeta në moshën 80-vjecare.

“Unë do të specifikoja jo vetëm individualitetin e lartë artistik, por edhe kontributin e familjes Mula. I kanë dhënë një emër të vecantë Shqipërisë, jo vetëm në artin nacional , por edhe atë ndërkombëtar”,- u shpreh presidenti Topi.

Homazhe në nder të sopranes së njohur kanë zhvilluar edhe nënkryetari i Parlamentit Ardian Turku, kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe ministri i Kulturës Aldo Bumci.

“Sot ndahemi me arstisten e madhe shqiptare Nina Mula, por nuk ndahemi me artin e saj frymëzues, për një brez të tërë dhe as me trashigiminë e saj që do të frymëzojë në mënyrë të mrekullueshme breza të tërë artëdashësish”,- u shpreh kryebashkiaku Basha.

Trupi i pajetë i artistes së ndjerë, është përcjellë me duartokitje dhe lot në sy drejt banesës së fundit, në varrezat e Sharrës.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: I jepet lamtumira e fundit sopranos, Nina Mula FOTO: Homazhe për nder të Nina Mulës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›