Shqipëri-Turqi, marrëveshje bashkëpunimi për restaurimin e objekteve kulturore
ky protokoll duke u mbështetur në rëndësinë që i jepet trashëgimisë historike,përfshin projektimin dhe zbatimet e restaurimit të monumenteve kulturore që ndodhen në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga ana e TIKAs. Kjo marrëveshje u lidh midis MTKRS, Institutit të Monumenteve të Kulturës, Kryesisë së Administratës Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë (TIKA) dhe Komunitetit Mysliman i Republikës së Shqipërisë të cilat vendosin të firmosin këtë protokoll restaurimi të monumenteve kulturore që gjenden në Shqipëri me qëllimin e forcimit të lidhjeve historike tradicionale si dhe zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit teknik. Kjo marrëveshje hartohet midis MTKRS, IMK, TIKA, KM, DRKK, KKR. Objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore si pjesë e lidhjes historike të palëve pjesë e kësaj marrëveshje. Projekti do të financohet nga Kryesia e Administratës Turke për Zhvillim dhe bashkëpunim e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë (TIKA). Kjo marrëveshje ka si qëllim të restaurojë objektet e trashëgimisë kulturore historike sipas projekteve të hartuara nga subjektet e kontraktuar nga TIKA, të miratuara nga këshilli Kombëtar i Restaurimeve në përpjekje për të rrjetëzuar objektet e përzgjedhura. Partneriteti dhe angazhimi i institucioneve të MTKRS do të kontribuojë me mbështetjen institucionale, kapacitete teknike, profesionale dhe administrative për mbarëvajtjen e këtij programi. Synimi i kësaj marrëveshje është që trashëgimia kulturore të vihet në funksion të turizmit. Projekte të përbashkëta në bazë të legjislacionit, në fuqi.
Last Updated on E Marte, 16 Shkurt 2010 22:35