E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, lagjja 24 pa energji elektrike prej 4 vitesh

Qysh prej 4 ditësh një lagje në qytetin e Vlorës është pa energji elektrike. Lagja 24 e këtij qyteti nuk merr energji elektrike sepse në një pjesë të mirë të linjës së kësaj lagje është grabitur përcjellësi elektrik. Kjo nuk është hera e parë që ndodh në këtë lagje por edhe në lagje të tjera të këtij qyteti. Mirëpo ndërkohë që deri pak kohë më parë mendohej se grabitja bëhej prej adoleshentësh që telin e grabitur e shisnin më pas në pikat e grumbullimit të

hekurishteve në këtë qytet, tashmë është shtrirë edhe një pistë tjetër hetimi. Mendohet se grabitja bëhet nga ish punonjës të OSSH që janë pushuar nga puna. Dyshimi rritet kur provohet se kabulli i energjisë është grabitur në disa raste në pika nevralgjike të tensionit dhe kur në kabull ka qenë duke u përcjellë rryma elektrike, çka e rrezikon shumë jetën e personit që kryen prerjen e kaullit. Vetëm një specialistë i mirëfilltë mund ta bëjnë këtë gjë edhe sipas drejtuesve të OSSH është kërkuar ndihma nga specialistë hetimi lidhur me këtë fakt. Ende nuk ka të akuzuar direkt për këto grabitje ndërkohë që lagja vazhdon ende pa energji, sepse edhe furnizimi me materiale ndihmëse nga magazinat në Tiranë nuk është bërë ende për këtë vit.

V. Sako

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›