E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapen hajdutët, kishin tentuar të vidhnin televizorë në plazh

Katër hajdutë janë arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se akuzohen për vjedhje në bashkëpunim dy javë më parë në plazh të Durrësit. Ata janë Pashk Kola, 33 vjeç, Artan  Ndoi, 23 vjec, Kastriot Vehapi, 22 vjeç, si dhe Artur  Demaj, 28 vjeç, që të tre me banim në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e së enjtes në kuadër të Operacionit Bregdeti. Katër shtetasit në bashkëpunon me njeri-tjetrin rreth orës 02:20 në lagjen 13 Plazh, pikërisht në sektorin Teuta, pasi kanë thyer derën e lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Shani kanë çmontuar dy televizorë plazëm 42 polesh me qëllim vjedhjen e tyre, por nuk kanë arritur të realizojnë vjedhjen,  pasi janë kapur në flagrance nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh. Kapja e katër personave të mësipërm është kryer në kuadër të operacionit Bregdeti, i cili është organizuar nga efektivat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Tashmë autorët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim të mbetur në tentativë. Gjithashtu  Sadik  Valteri, 20 vjec,  lindur në Burrel dhe banues në lagjen nr.17 Durrës, është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga forace e rendit. Mbi 20 vjeçarin rëndon akuza e vjedhjes. Sipas informacioneve zyrtare të bëra publike nga policia e qarkut Durrës mësojmë se  Sadik Valteri para gjashtë ditësh  ka vjedhur në banesën e shtetasit Safet Manuka një varëse floriri me vlere 25.000 leke si dhe një shume prej 5000 mije leke te reja. Aktualisht të arrestuarit ndodhen në dhomat e paraburgimit Durrës, në pritje të masës së sigurisë nga togat e zeza të qytetit bregdetar. Të pestë hajdutët akuzohen  për veprën penale të vjedhjes si dhe të vjedhjes së mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›