E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin: Akuzat nuk vënë në diskutim ligjshmërinë e zgjedhjeve

MOSKE - Hetimet ndaj akuzave të bëra në lidhje me zgjedhjet parlamentare, sipas vlerësimit të qeverisë së Rusisë, nuk do të ndryshojë asgjë në rezultatin e votimeve.
Një zëdhënës i kryeministrit Vladimir Putin deklaroi se akuzat për mashtrim të zgjedhjeve nuk vëne në diskutim "në asnjë mënyrë" ligjshmërinë e zgjedhjeve ose rezultatin e përgjithshëm. Gjithsej vetëm rreth 0,5 për qind e votave të dhëna janë të prekura nga akuzat për falsifikim.

Më parë presidenti Dimitri Medvedev ka urdhëruar një rishikim të akuzave për dyshimet mbi manipulimin e zgjedhjeve parlamentare.

Por përmes rrjetit social Facebook në internet, ai hodhi përsëri poshtë kerkesën e opozitës për zgjedhje të reja. Përfaqësuesit liberalë të opozitës dhe të ish-kryeministrit Boris Nemcov bënë të ditur se do të vazhdojnë protestat.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›