Topalli: Italia, avokate e aspiratës integruese të Shqipërisë
TIRANË - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një takimi të hënën me ambasadorin e ri italian në Tiranë, Massimo Gaiani, e vlerësoi Italinë "një avokate e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë dhe e vendeve të rajonit".
Në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, tha ambasadori Gaiani, ka gjithmonë vend për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve parlamentare. "Sa më shumë Shqipëria i afrohet BE-së aq më i rëndësishëm bëhet roli dhe dimensioni parlamentar. Ndaj dhe gjatë mandatit tim, prioritet do të jetë forcimi i kontakteve parlamentare, me një fluks konstant vizitash", tha ai.
Kryetarja Topalli theksoi se dimensioni i diplomacisë parlamentare duhet të përkthehet në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe në çdo fushë, sepse parlamenti përfaqëson drejtpërdrejt qytetarët. Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Gaiani diskutuan për një shkëmbim edhe më të shpeshtë mes komisionesh parlamentare të veprimtarive prodhuese, transportit, ekonomisë, për të mundësuar kështu edhe projekte kombëtare, por edhe rajonale e infrastrukturore nga BE-ja.
Topalli tha se gjatë vitit jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të ishte kënaqësi të organizohen aktivitete dypalëshe mes dy vendeve, historia e të cilëve, ka shumë pika të përbashkëta. Ambasadori Gaiani tha se do të impenjohet personalisht për konkretizimin e këtyre ideve, duke shprehur bindjen në një dialog edhe më të fortë e më të afërt, mes Italisë e Shqipërisë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha takon ambasadorin e ri italian, Massimo Gaiani