E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 PD, Berisha: Parti e lirisë, sot shqiptarët mund të bashkohen në Europë

TIRANE-Nga sot 21 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Kryeministri Sali Berisha përshëndeti festën e PD duke cmuar lart vlerat që sipas tij gëzon kjo parti që prej themelimit në vitet ’90. Në ceremoni ishin të pranishëm dhe përfaqësia diplomatike e vendeve të huaj, kryeparlamenarja Jozefina Topalli, deputetë demokratë, ndërsa u vu re mungesa e Presidentit Bamir Topi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike.

“Viti ‘90 viti i mrekullive për gjithë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi se ky vit shënoi përvjetorin e bardhë për cështjen kombëtare shqiptare. Ne erdhëm si komb i copëtuar nga dhimbja e diktatura, ne sot jemi të lirë në Europë dhe të lirë të bashkohemi në Europë. Të shprehim nderimin më të madh për ata që sollën Dhjetorin e madh, miqtë tanë kudo në botë”, u shpreh Berisha.

Ne cilesine dhe te Kryetarit te PD, Berisha theksoi se, kjo parti ka dëshmuar në vite është parti e dialogut, progresit, kompromisit.

“Në 21 vite, PD e dëshmoi veten si parti e vlerave të paqes, mirëkuptimit, në këto vite të jetës politike dhe në kohët më të vështira kur dhumë të rinj u ekzekutuan mizorisht nga falangat e diktaturës. Në gjithë këto vite, PD dëshmoi se është partie e hapur, e dialogut e dinjitetit dhe e kompromisit”.

Sipas kryeministrit Berisha, ky 21-vjetor shënon themelimin e pluralizmit shqiptarë dhe njëkohësisht partinë e parë opozitare.
“Sot festojmë së bashku me të gjithë shqiptarët 21- vjetorin e themelimit të pluralizmit politik dhe njëherazi të partisë së parë opozitare në historinë e vendit, partisë demokratike, partisë së të drejtave njerëzore të shqiptarëve, partisë së shpresës dhe interesit kombëtar”.

Liritë dhe të drejtat e njeriut, tha kreu i qeverisë, janë në themel të programit të PD.
“Në këto 21 vite, PD provoi se programi i saj ka në themel liritë dhe të drejtat e qytetarëve. I garantoj shqiptarët se liritë dhe të drejtat e tyre janë dhe mbeten përparësi e të gjitha përparësive të pd-së dhe maxhorancës së saj. Është një arritje e madhe e jona që shqipëria bën 100 vite të pavarësisë së saj si vend i lirë dhe i pavarur”.

Më tej, Berisha theksoi se pavarësisht izolimit 5 dekada, shqiptarëve nuk iu shua ëndrra drejt perëndimit dhe PD htha ai krijoi urat e para të miqësive.
“Viti ‘90 nuk ishte viti i themelimit të një partie, por i një mrekullie të vërtetë historike. Kur vendi ishte i rrethuar me tela me gjemba, i një izolimi që nuk kishim njohur më parë kurrë në historinë e një kombi, por të gjitha këto nuk kishin arritur të shuanin tek shqiptarët, vetëdijen e tyre perëndimore. ‘E duam Shqipërinë si Europa’, thanë studentët, PD shpalli para shqiptarëve, miqësinë me SHBA dhe vendeve të tjera të lira, integrimi në BE, ishin objektiva madhore të programit të saj”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›