E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri fantastike, u jep leksion malazezëve



Leonard Karaj

Shqipëria fiton falë një goli të Hamdi Salihit në miqësoren e djeshme në Podgoricë ndaj Malit të Zi.
Ndoshta askush nuk e ka parashikuar, por Shqipëria e Kuzhesë i dha një leksion futbolli (sidomos në pjesën e dytë të takimit) skuadrës së Kranjcar. Edhe pse pritej një fitore me goeladë nga ana e vendwsve me një skuadër shumë herë më të mirë në letër se e jona, ndodhi e kundërta. 11-ja e hedhur në fushw nga Josip Kuzhe dhe e ripërtërirë hera-herës me elementë të rinj rezultoi efikase. Heroi i ndeshjes është Hamdi Salihi, i cili realizoi një nga golat më të bukur në Kombëtare gjatë viteve të fundit. Por faktikisht “era” e golit u ndje disa minuta më parë kur një parabël e bukur e gjuajtur fluturimthi nga ana e Ansi Agollit u ndal aty ku bashkohen traversa me shtyllën e portës, në trekëndësh me një Bozoviç të dorëzuar. Më pas u desh një dalje në krah e Muzakës, tipike e tij, për të lëshuar një top në afërsi të zonës malazeze që Salihi, si fillim ta stoponte atë top dhe më pas të lëshonte një parabël, që përfundoi në rrejtën e portierit vendas. Në minutat në vazhdim skuadra jonë u mjaftua me mbajtjen e topit duke administruar mrekullisht fitoren. Cana, Hyka por edhe Muzaka e Kapllani ishin ndër më të mirët në fushë. Ndërkohë vlen të përmendet fakti se skuadra jonë luajti për më shumë se 1 orë pa Skelën, i cili u detyrua të dilte nga fusha e lojës në minutën e 18-të, pas një dëmtimi që mori në kokë pwr shkak tw një përplasjeje me një futbollit vendws, gjithsesi pa asnjë problem serioz.

Mal i Zi-Shqipëri 0-1

Shënues: Salihi 79’
Karton i verdhë: Vukçeviç 84’, Paviçeviç 92’/ Cana 21’, Bulku 35’, Agolli 48’, Dallku 53’
Arbitër: Mario Strahonia (Kroaci)
Mal i Zi: Bozoviç, Paviçeviç, Xhudoviç, Batko, Jovanoviç, Novakoviç (Delibasiç 74’), Kashçelan (Zverotic 46’), Vukçeviç, V.Bozoviç (Pekoviç 62’), Vuçiniç, Daloviç (Beqiraj 70’)
Shqipëria: Hidi, Dallku, Curri, Cana, Agolli, Lila (Vila 89’), Bulku (G.Lika 84’), Skela (Hyka 18’), Duro (Muzaka 64’), Salihi (Bakaj 82’), Bogdani (Kapllani 64’)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›