E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me hyrjen në parlament, Edvini mashtroi si aleatët e rinj, ashtu edhe ata të vjetrit

Premtimet për t’u dhënë mandate Veliajt, Gjinushit e Milos kanë rezultuar gënjeshtra. Edvini i cilësonte deputetët e rinj si çiliminj që s’e kanë problem për rroga e mandate, por vendimi i djeshëm tregoi se ai ua ka me hile edhe aleatëve që mblodhi rreth vetes me gënjeshtrën e djegies së mandateve

Hyrja e sotme e deputetëve të PS-së në Parlament, pas presionit ndërkombëtar ndaj Edi Ramës, më shumë se këdo, ka lënë të zhgënjyer aleatët opozitarë.
Edi Rama, herë duke gënjyer veten, herë duku u gënjyer nga të vetët dhe herë duke gënjyer edhe ai të vetët, nuk ka ndarë nga goja artikulimin “të hapen kutitë”, bashkë edhe me aludimet për zgjedhje të reja dhe dhënien e mundësisë kështu, aleatëve të tij, për rizgjedhje si deputetët.
Kjo ishte tabloja, deri para vendimit të djeshëm të grupit të deputetëve të PS-së.
Pas kësaj mbledhje, të djeshme, kushdo mund të ketë parafytyruar gjendjen në të cilën janë ndodhur, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi, Erion Veliaj, apo edhe Nard Ndoka, të cilët, vërtet i besonin marrëzisë së Edi Ramës “për hapje kutish”.
është e tepërt të kujtohen tryezat e opozitës, ku pas çdo mbledhje, pjesëmarrësit e saj, në një lidhje të pakuptimtë, deklaroheshin për herë e më shumë të vendosur në qëndrimin e tyre “unik”.
Jo vetëm kaq, por edhe ditët e negociatave, Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Erion Veliaj e Skënder Gjinushi, vinin baste se Edi Rama, pas zgjidhjen e kushtit të panegociushëm për hapje kutish”, nuk do të hynin në Kuvend.
Por, pa kaluar as 24 orë nga largimi nga Shqipëria i “mysafirit turk”, kryetarit të Asamblesë Parlamentare të KiE, Mevlut çavushoglu, për të Strasburg dhe jo në Stamboll, por edhe “mysafirëve” të tjerë jo turq, kreu i PS Edi Rama, nuk e bëri të gjatë, por zyrtarizoi hyrjen në parlament.
Jo më larg se një ditë më parë, ai, Edi Rama, i kishte “ngrohur” aleatët e tij, kur ishte shprehur si gjithmonë, se pa “hapje të kutish”, nuk do të kalohej pragu i parlamentit.
“Pa hapje të kutive nuk ka zgjidhje të krizës dhe as rifillim të jetës normale parlamentare”, u shpreh Edi Rama në datën 23 shkurt 2010, më pak se 24 orë para datës 24 shkurt, kur edhe ai dha “sihariqin” e hyrjes në Kuvend pa “hapur kutitë”.
Pas vendimit të djeshëm, tashmë Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Erion Veliaj e Skënder Gjinushi, kanë gjithë të drejtën e tyre, morale dhe politike, që duke treguar edhe forcën e partive të tyre, forcën e mbështetësve dhe anëtarve të partive të tyre, t’i kërkojnë Edi Ramës, të japë dorëheqjen nga kreu i PS-së, sikurse dhe kishin paralajmërua si qëndrim të tyre, në rast se deputetët e PS-s hynin në Kuvend pa hapur kutitë.
Kjo natyrisht që është një shaka.
Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Erion Veliaj e Skënder Gjinushi, e dinë dhe janë të sigurt se, dje ata nuk humbën ndonjë gjë më shumë se sa ajo që humbën në 28 qershor, përveç faktit që dje ata u konfirmuan si “qenë të rrahur”...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›