"Shqipëria 1 euro" sa mirë por s`mjafton!
Iniciativa e fundit e kryeminsitrit të vendit , e pagëzuar me emrin Shqipëria 1 euro, shihet si shtysa kryesore për të thithur investime të reja në Shqipëri. Sigurisht qëllimi është afrimi investitorëve të huaj për të investuar në vend dhe rrjedhimisht për të krijuar vende të reja punee ndikuar në uljen e numrit të të papunëve. Në pamje të parë duket se çdo gjë funksionon për mrekulli. Qeveria jonë ul taksat , ul koston e prodhimit, ofron truallin me çmime simbolike, dhe sna mbetet gjë tjetër veç të presim për të parë vërshimin e miliona eurove në formën e investimeve direct në Shqipëri. Megjithatë do ishte tepër naïve sikur ta mendonin kaq të thjeshtë gjithë këtë histori. Shqipëra thith pak investime të huaj për shumë arsye dhe do të ishte me vend që në fillim të analizoheshin shkaqet pse ne jemi shumë më mbrapa se vendet e ecropës qëndore apo dhe Kroacxia së fundmi. Së pari kjo ka të bëjë destabilitetin dhe imazhin e keq që ka ofruar deri tani i gjithë rajoni i ballkanit perëndimor , në sajë të konflikteve të vazhdueshme. Është mjaft e arsyeshme që askush nuk do të hedhë para në rajon ku rrisku i destabilitetit është mjaft i madhe dhe ku tregjet e vendeve janë të pa integruara me njëra tjetrën. Shtetet e vegjël të ballkanit ku bëjmë pjesë dhe ne në vetvete janë pazare të vegjël dhe vetëm hapja e tyre me ato fqinje do ti bënte tërheqës për investitorët strategjikë. Kjo hapje aktualisht nuk është e mundur edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës por edhe për shkak të politikave të gabuara të ndjekuara deri tani. Vetëm ndërtimi i një rruge bashkëkohore që do të lidhte vendin tonë me kosovën do të ndryshonte shumë gjëra për mirë në këtë drejtim. Kështu mund të jepen shembuj pa fund. Së dyti për Shqipërinë është një dizavantazh mjaft i madh qënia larg tubacioneve të naftës dhe gazit. Qeveritë e ditanishme nuk kanë menduar pothuajse fare për këtë çështje. Të jesh i shkëputur nga korridoret ndërkombëtare të energjisë do të thotë që të rritësh së tepërmi koston e prodhimit për biznesin duke u ofruar atyre energjisë me çmim të shtrenjtë. Kohët e fundit në këtë drejtim është bërë diçka , kjo më tepër sepse interesat e fuqive të mëdha janë në favorin tonë dhe jo për shkak se ne kemi bërë ndonjë përpjekje kushedi sa të madhe në këtë drejtim. Projekti AMBO duhet mbështetur me çdo kusht dhe krahas tij duhet tu hapet drita jeshile projekteve të tjera të ngjashme. Por të kthehemi pak brenda vendit. Politikat favorizuese që po ndjek Qeveria “Berisha” që prej ardhjes së saj në fuqi, kanë sjellë një klimë relativisht positive për biznesin. Edhe nisma Shqipëria një euro është një nga këto. Por kjo inisiativë për të qënë e sukseshme duhet shoqëruar patjetër me reformat ë thella në sistemin e drejtësisë , në sistemin e tatim taksave etj. Vetëm në një vend ku kontrata që firmos është e mbrojtur nga një sistem drejtësie i pakorruptuar dhe i fuqishëm mund të hedhësh para pa frikë dhe të investosh. Ndërsa një një tjetër anë është dhe mënyra se si do e shesi Qeveria këtë avantazh pasi dihet që konkurencë është mjaft e madhe për investime. Nisma kërkon një publicitet mjaft të mirë dhe prezantim të vazhdueshëm edhe në qarqet investitore ndërkombëtare. Nuk do ishte ide e keqe dhe mbajtja e një konference investitorësh në Tiranë ku të ftoheshin drejtuesit e kompanive kryesore të interesuara për Shqipërinë. Me pak fjalë , përpara se të xhelozohemi dhe të rendim për të marrë autorësine e çdo inisiative duhet së paku të mbështet dhe të punohet për suksesin e saj.