E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konflikti i Libanit dhe boshti shiit në Lindjen e Mesme

Konflikti i fundit ndërmjet Hizbullahut dhe Izraelit ravijëzoi një sërë ndryshimesh në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme. Në rradhë të parë, miti i pathyeshmërisë së ushtrisë izraelite mori një goditje të rëndë. Ushtria izraelitë pati më shumë se 100 ushtarë të vdekur në rradhët e saj dhe në të njëjtën kohë, dështoi jo vetëm në shkatërrimin përfundimtar të organizatës Hizbullah (ashtu sië§ ishte deklaruar në fillim nga kryeministri izraelit Ehud Olmert), por nuk arriti as të reduktojë në një masë të konsiderushme fuqinë ushtarake të kësaj organizate. I vetmi zhvillim i cili mund të konsiderohet si pozitiv për Izraelin ishte tërheqja e Hizbullahut nga zona kufitare dhe vendosja në Liban të Jugut e një force ushtarake shumëkombëshe, megjithëse askush nuk mund të garantojë se Hizbullah nuk do ta sulmojë në të ardhmen Izraelin me anë të raketave të distancave të gjata, të cilat mund ti sigurojë nga Irani.

Një zhvillim tjetër padyshim ishte forcimi i pozitave të Hizbullahut si në shoqërinë libaneze, ashtu edhe në botën arabe. Vetë fakti që Hizbullahu jo vetëm i rezistoi ofensivës, por edhe i dha goditje të rënda ushtrisë izraelite padyshim mund të konsiderohet si një fitore e madhe për këtë organizatë. Pritshmëria e Izraelit (bazuar edhe kujtimet e luftës civile në Liban gjatë viteve 1975ë1990) ishte se fraksionet joëshiite të popullsisë libaneze do të bëheshin bashkë kundër Hizbullahut për shkak të dëmtimeve mjaft të mëdha të infrastrukturës dhe goditjeve të rënda që ekonomia e Libanit do të merrte nga sulmet izraelite. Këto mendime jo vetëm që nuk u vërtetuan, por përkundrazi rezistenca e Hizbullahut u mbështet nga pjesa dërrmuese e popullisisë libaneze. Në të njëjtën kohë, Hizbullahu u identifikua në botën e frustruar arabe me aktorin që riktheu nderin arab në vend pas disfatave të mëparshme të ushtrive arabe përballë Izraelit.

Në fakt, ky ishte një zhvillim mjaft i rëndësishëm për Hizbullahun, i cili u themelua në vitin 1985 si një organizatë që luftonte pushtimin izraelit të Libanit dhe më vonë u kthye edhe në një parti politike islamiste që përfaqësonte popullsinë shiite të Libanit. Kjo organizatë jo vetëm që mban një milici të stërvitur dhe pajisur mjaft mirë, por në të njëjton kohë drejton dhe administron një rrjet të gjerë shërbimesh sociale që përshin një numër të madh shkollash, spitalesh dhe qendrash sociale si dhe ofron programe të asistencës sociale për pjesën më të varfër të popullsisë. Në fakt, rritja e ndikimit të Hizbullahut në Liban ka shkuar paralel edhe me rritjen e proporcionit të popullsisë shiite në këtë vend, ku mendohet se bashkësia shiite përbën 30ë40 për qind të popullsisë së përgjithsme, duke qenë edhe sekti më i madh në vend. Në të njëjtën kohë, gjatë kësaj periudhe popullsia shiite doli nga skajet e shoqërisë libanize, duke qenë se krahasuar me të krishterët dhe synitët, ajo ka qenë tradicionalisht më e varfër dhe më e mënjanuar për sa i përket pjesëmarrjes në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

ë‹shtë një fakt i njohur se Hizbullahu është formuar si një organizatë e frymëzuar nga parimet e revolucionit iranian të vitit 1979. Megjithëse ka hequr dorë nga synimi i krijimit të një republike islamike në Liban, ai mban lidhje të ngushta me Iranin, ku lideri i Hizbullahut, Sheiku Hasan Nasrallah, e ka bërë të qartë se liderin shpirtëror iranian, Ajatullahun Ali Hamenei, e sheh si autoritetin më të lartë, të cilit i referohen të gjithë vendimet politike që Hizbullahu merr. Në fakt, Irani e ka mbështetur vazhdimisht Hizbullahun nëpërmjet furnizimit me armë dhe ndihmës financiare që i ka dhënë me qëllim mbajtjen e rrjetit të shërbimit social në Liban.
Rritja e Hizbullahut është shoqëruar edhe me rritjen e ndikimit politik dhe shoqëror të shiitëve në Irak pas rënies së regjimit të Sadam Hyseinit. Megjithëse kanë përbërë vazhdimisht shumicën e popullsisë së Irakut, që nga fitimi i pavarësisë në vitin 1932 dhe deri në vitin 2003, ky vend është udhëhequr ekskluzivisht nga udhëheqës synitë. Aktualisht, koalicioni më me ndikim në qeverinë aktuale të kryesuar nga Nuri alëMaliki është Aleanca e Bashkuar Irakiane, e cila përfaqëson pjesën më të madhe të popullsisë shiite të Irakut. Këshilli Suprem për Revolucion Islamik dhe Partia e Davasë janë dy partitë kryesore të kësaj Aleance, të cilat historikisht kanë pasur lidhje të ngushta me Iranin.

Në këto kushte, është e qartë se ndikimi shiit në Lindjen e Mesme ka shënuar një rritje të qartë gjatë viteve të fundit, përgjatë boshtit IranëIrakëHizbullah. Po t'i shtosh kësaj edhe faktin që pjesa më e madhe e rajoneve naftëmbajtëse në Lindjen e Mesme banohen nga popullsitë shiite, është e qartë se këto zhvillime kanë shkaktuar shqetësim të madh në qeveritë e shumë shteteve të tjera të rajonit. Fuqizimi i këtij boshti së bashku me dëshirën për të mos acaruar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin arsyet e reagimit të ndrojtur dhe mjaft pasiv të shteteve të tilla si Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite ndaj bombardimit intensiv të Libanit nga ana e ushtrisë izraelite. Pamundësia e veprimit të shpejtë dhe efektiv të Lidhjes Arabe gjatë konfliktit më të fundit në Liban është bërë shkas për rritjen e zemërimit të opinionit publik arab ndaj regjimeve autokratike të këtyre vendeve dhe në të njëjtën kohë, ka rritur mjaft rejtingun e Hizbullahut. Nuk është ë§udi që të frymëzuar nga sukseset e fundit të Hizbullahut, edhe organizata të tilla si Hamasi apo Xhihadi Islamik në Palestinë të hidhën në veprime sulmuese ndaj ushtrisë izraelite duke shkaktuar luftime të tjera dhe ndoshta më të përgjakshme në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›