Prostitucioni përballë legalizimit...
Në këtë legalizimo-mani ku shteti po mundohet të nxjerrë infrastruktura të tëra jashtë informalitetit me shpresën e një ushtrimi kontrolli mbi atë që për një kohë të gjatë ka qenë jashtë influencës së saj, papritur del në skenë si gjoja në mënyrë të rastësishme e fryrë nga disa media të caktuara, imperativi se nëse ka ardhur koha që të legalizohet prostitucioni në Shqipëri.
Duke gjetur pretekstin e kapjes së pesë transeksualëve që po bënin hatanë në qëndër të Tiranës, gazetarë të caktuar vrapuan të intervistojnë njerëzit në rrugë duke i pyetur se nëse ka ardhur koha që të legalizohet prostitucioni në këtë vend ngjashëm me simotrat evropiane.
Shpejtësia me të cilën u ngrit kjo çështje lë vend për të menduar se ky më tepër se problem social është një inskenim për të legalizuar të palegalizueshmen. Ekzistenca e këtyre pesë transeksualëve që kishin kohë që ushtronin performancën e tyre haptas në Tiranë, dhe që në të vërtetë nuk ngjanin as me burra as me gra, por me disa qënie biologjike të librave darviniane që kishin pësuar një evolucion për së prapthi, nuk përbënin justifikim por as edhe problem të përmasave të atilla sa që të hapej debati mbi legalizimin e prostitucionit.
Në të vërtetë qëndrimet e shtetit tonë janë aq të habitshme sa edhe kontradiktore. Nga njëra anë kemi një shtet që deri në tepri po e identifikon veten me një përkrahje dhe promovim të njëanshëm të figurave fetare të një besimi të caktuar, sa që po tenton që edhe në kartat e identitetit të shtetasve të vet të vulosë figura të tilla si ajo e Nënë Terezës, nga ana tjetër vrapon në emër të evropianizimit të legalizojë atë që nuk ka lidhje fare me moralin fetar. Tentativa për të kaluar kohë më parë në parlamentin shqiptar ligjin për legalizimin e homoseksualitetit e vërteton më së miri këtë gjë.
Në vende të caktuara evropiane, legalizimi i prostitucionit u bë si rjedhojë së pari i mos pasjes së këtyre qeverive të një sfondi religjioz, pra duke qenë qeveri më tepër atesto-sekulariste dhe së dyti duke kërkuar të kontrollonin një fenomen që për ato kishte marrë përmasa shqetësuese.
Nëse në Shqipëri nuk mundet të përcaktojmë qartë se çfarë qeveritë tona janë, ateisto-sekulariste apo religjioze, duke parë qëndrimet dhe prononcimet shpeshherë ekstra religjioze të krerëve të shtetit në favour të një besimi siç është ai kristian, postulateve të tilla të lindjes së diellit nga krahu i kundërt apo krijimit të top listës së "pronarëve të mëdhenj"ku vendin e parë e zë Nënë Tereza me aeroporte, spitale,universitet e, sheshe, buste, karta identiteti etj, e ndjekur nga Skënderbeu i zemëruar me ndonjë bust të pluhurosur dhe me një figurë në një kartmonedhë, pra nëse nuk mund të përcaktojmë prirjen e shtetit, mundemi fare mirë të themi se prostitucioni nuk përbën një problem kaq të madh në Shqipëri sa që u dashka të legalizohet që të mbahet nën kontroll.
Pastaj kjo teoria e mbajtjes nën kontroll me anë të legalizimit më tepër ngjan me nxitjen dhe promovimin e këtij fenomeni që tashmë kthehet në "hallall”.
Nëse tani kemi raste sporadike të këtij fenomeni. Legalizimi do ta shndërronte atë në një biznes duke krijuar precedentin e përhapjes së tij si në rastin e "fast food”-eve apo dyqaneve të celularit duke trimëruar klientët e vet që sot të paktë në numër mbajnë barrën e turpit publik ndërsa nesër të shumtë do të marrin çertifikatën e burrërisë.
Do të ishte fatale dhe njëkohësisht e dhimbshme sikur në vetratat e "Myslim Shyrit"dhe rrugëve të tjera të kryeqytetit apo qyteteve tona të dashura, të shohim binjaket shqiptare të prostitutave hollandeze që pozojnë pas xhamave.
Nuk diskutohet që qarqe të caktuara janë të interesuara që ky biznes i paftyrë te depërtojë në moralin e shqiptarëve si diçka e lejuar për të sjellë pasoja të rënda por njëkohësisht edhe përfitime të mëdha materiale në kurriz të moralit kombëtar.
Atëherë kjo lufta jonë kundër prostitucionit shqiptar në Evropë na qënka thjesht një demagogji një transportim i problemit nga Evropa për ne Shqipëri por kësaj radhe në mënyrë të legalizuar dhe të çertifikuar.
Mënyra se si është zgjedhur të bëhet integrimi ynë në Evropë, duke thithur me shpejtësi marramendëse fenomene të tilla që edhe vetë ajo po i lufton, dhe duke aplikuar me shumë vështirësi dhe me naze standarte tepër të dobishme për ne si, shteti ligjor, drejtësia dhe paanshmëria e institucioneve gjyqësore dhe kushtetuese, reforma ekonomike, të drejtat dhe liritë e individit dhe besimit, fatkeqësisht tregojnë se në Evropë kemi zgjedhur të hyjme nga dera e prapme.
Po çfarë te themi për drogën ? Përmasat e këtij fenomeni tek ne janë shumë më të mëdha se ato të prostitucionit dhe nisur me logjikën e legalizimit, atëhere më prioritare do të ishte legalizimi i përdorimit të drogës ! Por në të vërtetë a do ta zgjidhte kjo problemin ? A do ta zgjidhte problemin e prostitucionit, nëse konsiderohet si i tillë nga partizanët e legalizimit, çertifikimi i tij ? Pak ndryshim do të kishte femra nga kafshët e vaksinuara, sepse prostitutat tashmë legale do të mbanin çertifikatën e vaksinimit të lira nga viruset ndoshta e lëshuar nën dorë nga mjeku (veterineri) i zonës. I vetmi ndryshim nga kafshët do të ishte se këto të fundit do kishin edhe çertifikatën e ndershmërisë. Sa poshtëruese për femrën dhe misionin e saj fisnik në botë ! Në të vërtetë të parat që do të duheshin të protestonin duhet të ishin pikërisht ato.
Legalizimi i prostitucionit prish kodin dhe etikën morale shoqërore e cila e ka konsideruar dhe vazhdon ta konsiderojë prostitucionin si vepër të shëmtuar. Legalizimi i tij përbën edhe precedentin për brezat e ardhshëm që dalëngadalë të humbin kuptimin e të moralshmes.
Një JO e fuqishme duhet të burojë nga shoqëria jonë, si për të treguar se ka shpresë për vazhdimësi vlerash, se ka garanci për brezat, për të treguar se me të vërtetë nuk e kemi humbur fare toruan dhe se dimë ta ndajmë vetvehten nga e keqja.
Ndërsa OJQ-ëve të linjës, këtyre "fat cat"(maceve bullafiqe), i themi që talentin e hartimit të projekteve për thithje fondesh ta zhvendosin në luftën reale kundër fenomeneve të tilla.
Promotorja me e madhe në nxitjen direkt apo indirekt të këtij fenomeni padyshim është edhe media vizive, prandaj etika morale duhet ta shoqërojë të gjithë median sepse ajo është edhe garanci për ekzistimin e vetë asaj.
Komunitetet fetare duhet që zërin e tyre ta kenë të trashë kësaj radhe dhe të bëjne atë rol themelor që i takon si roje të boshtit moral të pasuesve të vet, ndërsa qeveria duhet të tregoje të paktën kësaj radhe se është vërtet përfaqësuese e popullit të vet.