E Hënë, 2 Nëntor 2026

Polarizimi ekstrem dhe "Xhaxhi Vaçek"

Shprehja se klasa politike shqiptare nuk ka arritur akoma pjekurinë e duhur, është bërë pothuajse e modës këto ditë kur “temperatura” e debatit politik është ngritur në maksimum. Në fakt mund të cilësohet si një konkluzion pjesërisht i vërtetë. Sepse një pjesë e saj vlen si një alibi për paftësitë e po kësaj klase politike për të zgjidhur konfliktet.Ajo që duhet vënë në dukje është se problemi nuk qëndron tek pjekuria e politikanëve shqiptarë apo e partive në të cilën bëjnë pjesë ata. E keqja qëndron tek polarizimi ekstrem i kaheve kryesore të politikës shqiptare dhe tek mënyrë se si e kanë ngritur strategjinë e e tyre politico-elektorale partitë politike. Në 15 vjet pluralizëm “alla shqiptarçe”, vendi ka patur dy herë rotacion të pushtetit. I pari ishte ai i vitit 1997 , të cilin shqiptarët e dinë mirë se në çfarë mënyre u krye dhe e dyti ndodhi një vit më parë në 3 korrik. Zgjedhjet e korrikut bënë të mundur për herë të parë një ndryshim paqësor të pushtetit. Por e përbashkëta e këtyre dy ndërrimeve të pushtetit ka të bëjë me mënyrën e sjelljes të opozitave në momentin që kanë kanë fituar këtë status. Në të dy rastet partitë që kanë humbur pushtetin kanë preferura të ndjekin një strategji të ashpër sulmi kundra qeverisë, duke ju referuar teorisë së bojkotit. Partia Demokratike në 1997-ën pas humbjes të zgjedhjeve kaloi një periudhë që karakterizohej nga një mungesë ekulibri dhe një politikë bojkoti duke mos pranuar të bëhet pjesë e institucioneve. Sigurisht 97-98 kishte problematikën e vet dhe nuk mund të krahasohet me me 2006-ën , por në thelb qëndronte mospranimi i humbjes së pushtetit. E njëjta situatë po përjetohet afro 9 vite më vonë. Vetëm se tani përgjegjësia për bojkotimin e institucioneve dhe krijimin e një klime konflikti nuk mund të justifikohet aq lehtë sa në 1997 kur pothuajse nuk ekzistonte shteti dhe urretja për kundërshtarin ishte në kulm. Tani Shqipëria është në një rrugë ku ka pak hapësira devijimi. E kam fjalën për procesin e Integrimit në Bashkimin Europian. Ky proces përvceç përftimeve ka një numër të madh detyrimesh që duhen përmbushur në mënyrë që të jetë sa më i shkurtër. Por këtë gjë nuk e kanë kuptuar mirë përfaqësuesit e zgjedhur të vendit. Integrimi është një rrugë ku përveç qeverisë kontribut duhet të japë edhe opozita pasi përfitimet do të ishin të të përbashkëta.socialistët po përjetojnë atë fazën që përmenda më lart, ku po hasin vështirësi të ambjentohen me idenë e humbjes së pushtetit. Sigurisht e justifikueshme deri diku. Por nga kjo gjëndje duhet të dali shumë shpejt opozita shqiptare dhe të veprojë në bazë të rregullave të lojës. Alternativat i kanë munguar opozitës edhe kur atë e udhëhiqnin të djathtët dhe sot kur në opozitë janë të majtët. Vetëm një ditë më parë kreu i LSI-së , shfaqi shenja të një nervozizimi kundrejt ndërkombëtarëve. Meta në një farë mënyre tha se nuk pranojmë të na japin mend të huajt. Është pak kontradiktore si deklaratë pasi ishte vetë ish kryeministri shqiptar që u referoheshe raporteve të ODHIR-it kur ishte në krye të qeverisë. Në një debat politik , më e pakta që mund të bëhet është të dalësh me propozime konkrete alternative atëherë kur mendon se ato të rivalit nuk janë të drejta. Mungesa e filozofisë së negociatave duket se do ta mundojë edhe për shumë kohë politikën shqiptare. Dhe në fund ndodhi ajo që edhe pritej. Ndërkombëtarët dhanë sinjalet e para që do të ndërhyjnë për të pajtuar shqiptarët. Z. Vaçek nuk mundi ti durojë përgjërimeve të opozitës për tu përfshirë në procesin e negociatave dhe paralajmëroi paqen mes palëve. Në fakt nuk kuptohet se duhet të gëzohemi për këtë apo hidhërohemi.Treguam edhe një herë që pa “xhaxhi Vaçekun” nuk ja dalim dot. Akoma nuk ecim dot pa paterica. U vërtetua edhe një herë se kapriçot politike të politikanëve , në shumicën e rasteve nga të dyja partitë kryesore dhe polarizimi ekstrem i qëndrimeve mban peng të ardhmen e miliona shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›