E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, 100 000 kampiones, Serbia 500 000 modestëve

Ndërsa presidenti Sulaj i premtoi Dinamos 100 000 euro për titullin kampion të sapofituar, në Serbi, një grup biznesmenës i ofrojnë 500 000 euro skuadrës modeste Napredak të Krushevacit për të mundur Partizanin e Beogradit. Dhuruesit e parave janë tifozë të Crvena Zvezdës që ndodhet 3 pikë pas kryesueses Partizan dhe që do ta fitonte titullin nëse ky i fundit do të mundej në Krushevac dhe Zvezda do fitonte takimin e saj. Krushevaci njihet si "shtëpia e dytë" e Crvena Zvezdës dhe biznesmenët tifozë të bardhekuqve duan ta shfrytëzojnë këtë rast.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›