E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, brenda javës caktohet Asambleja

Data e mbajtjes së asamblesë së rëndësishme e klubit të Tiranës në futboll do të mësohet brenda kësaj jave ose në fillim të javës tjetër. Këtë e pohoi për gazetën sekretari i klubit, Eduard Gjini. "Brenda kësaj jave do të mblidhemi bashkë me donatorët dhe do të vendosim se kur do të mbahet asambleja", - tha ai. Sipas rregullores afatet e mbledhjes së forumit më të rëndësishëm dhe të gjerë të Tiranës janë 3 muaj para dhe 3 muaj prapa datës së asamblesë së fundit, që u mbaj më 7 korrik 2004. Afati më i fundëm i bie të jetë 7 tetori i 2008-ës, por duket se tek Tirana nxitojnë. "Ne duam që t'i japim drejtim skuadrës për sezonin e ardhshëm, - vazhdoi Gjini, - sepse koha nuk pret". Pasi "u ngacmua" se kanë dalë fjalë që asambleja mund të mblidhet edhe në fillim të qershorit, zyrtari tiranas mohoi. "Në fillim të qershorit? – pyeti ai, - nuk besoj sepse që të mbahet një asamble duhet një muaj përgatitje". Ka shumë mundësi që ky forum të mblidhet në fillim të muajit korrik, ashtu si 4 vjet më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›