E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trofeu i Champions vlen 7 milionë euro

Fituesi i Ligës së Kampioneve, Celsi apo Mancesteri, përvecse do të ngrejë lart "kupën me veshë" e do të hyjë në histori, do të marrë edhe një "zarf", ku ndodhen jo pak, por 7 milionë euro. Në kundërt, ekipi humbës do të përfitojë 4 milionë euro.
Po sa marrin ekipet? UEFA vlerëson se të ardhurat nga Liga e Kampioneve për sezonin 2007-2008 do të jenë 824.5 milionë euro të ardhura nga të drejtat televizive dhe komerciale të kontraktuara nga UEFA. 75 për qind e tyre, ose 530 milionë euro, do t'u shpërndahen 32 ekipeve që morën pjesë në fazën e grupeve. 25 për qind e të ardhurave do të përdoren nga administrata e UEFA-s për të mbuluar shpenzimet administrative, pagesa për federatat (përfshirë edhe atë shqiptare) dhe klubet.
Secili nga 32 klubet që merr pjesë në fazën e grupeve merr një bonus prej 3 milionë eurosh. Për cdo ndeshje që do të luajë merr një shtesë prej 400 mijë eurosh. Kësaj i shtohet një shumë prej 600 mijë eurosh nëse ekipi fiton, ose 300 mijë euro në rast barazim në fazën e grupeve.
Cdo ekip që arrin në fazën e dytë, pra atë 16 ekipeve, merr një shumë shtesë prej 2.2 milionë eurosh. Tetë ekipet cerekfinaliste marrin shtesë një bonus prej 2.5 milionë eurosh secili.
Gjysmëfinalistët përfitojnë edhe një shtesë prej 3 milionë eurosh secili. Fituesi i Ligës së Kampioneve merr së bashku me "kupën me veshë" edhe një shumë prej 7 milionë eurosh, ndërsa ekipi humbës i finales përfiton 4 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›