E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret po ndryshojne

Nga Mufail Limani

Sali Berisha po e kryen autostraden Durres- Kukes, dhe kjo tash sjell pyetjen e radhes: Cfare kane bere tanet? Deri tash, asgje. Asgje konkrete. Ajo qe te gjithe e dime eshte se ne Prishtine te gjithe politikanet lavderohen se do ta ndertojne vazhdimin kosovar te asaj autostrade. Madje, e degjuam kryeministrin Thaci ne ceremonine e Kalimashit kur tha se, edhe ne Kosove, punimet do te fillojne "shume shpejt". Mund te zgjedhim qe t'i besojme ose jo premtimit te Thacit. Por, ajo qe dime nga eksperienca me gjithe klasen tone politike eshte se perceptimi i kohes tek ata eshte pergjithesisht i pamatshem. Zyrtaret kosovare thone se "po punohet ne ate drejtim". Kemi degjuar se projekti ideor i rruges po behet. Se ai eshte ndare ne disa seksione te vecanta. Se jane ballafaquar me dilema te medha nese duhet te shkohet me shkurt e me shtrenjte- permes tuneleve e urave, ose qe rruga te lakohet, gjithnje sipas reliefit- pra, te behet andej mund kah mund te arrihet shpejtesia qe kane edhe qerret me qe. Kemi degjuar njashtu se madje ata e kane diskutuar temen me Banken Boterore. Por, ne caste te rralla te ligeshtimit propagandistik, i kemi degjuar edhe tek rrefehen. Se Kosova e varfer ne fakt nuk ka para per ta ndertuar ate rruge te shtrenjte dhe se puna e vetme e mbetur e klases sone politike eshte qe ta gjejne dike qe do ta ndertoje autostraden tone, po qe se ka ndonje interes te mire.

Shkurt, nese periudha e nje mandati qeveritar eshte njesia e vetme valide e matjes politike te kohes, ajo qe ne Shqiperi sot quhet si "autostrade e Kosoves" per kohe teper te gjate do te mund te perfundoje pikerisht ne kufirin e saj. Prej aty do te fillojme ringishpillin e njohur te Qafes se Dules. Pastaj vjen vozitja ne magjistralet tona, kurre te perfunduara- e para, e dyta, e para e dyta, deri sa te mberrijme ne Prishtinen e bllokuar. Por, prape, perfundimi i rruges qe ka bere Sali Berisha, ka hequr gjysmen e te keqes. Dhe kjo nuk eshte pak. Eshte shume! Politikes kosovare i mbetet qe te jete me e permbajtur ne premtime, te mase fjalet e thena e te dhena, ne menyre qe te ruhet besa, besimi se jane ne rend te pare figura serioze politike. Sali Berisha tashme ua mesoi Rrugen.

...

Nuk duhet te jesh teper i ditur qe te kuptosh se kostoja politike e asaj rruge qe ka ndertuar Berisha, mund edhe ta rrezikoje fitoren e tij ne zgjedhjet qe mbahen atje ne fund te ketij muaji.

E shohim se socialistet e sotem te Shqiperise ende nuk arrijne as nivelet e perceptimeve te dikurshme te Enverit, duke shperfillur faktin se cilado politike serioze, me pretendime vertet nacionale, ka gjithnje korniza dhe pergjegjesi me te gjera sesa kufijte dhe elektoratet tona. Dua te them se ashtu sikur qe rruga e Berishes po e nderron Kosoven, ashtu edhe pavaresia e Kosoves po e nderron vete Shqiperine. Nuk mund te pretendojme nderrimin e perceptimeve te dikurshme per Ballkanin, nderkohe qe vet vazhdojme ta mendojme boten ne korniza te tejkaluara tash e dhjete vjet. Me fjale te tjera, nese Berisha vertet humb zgjedhjet, kjo do te ndodhe shkaku i rruges se Kosoves, e cila aktualizon problemet qe shoqeria e atjeshme mund t'i kete lidhur me perceptimin dhe akceptimin e realiteteve te reja, qe patjeter se rrezikojne te gjitha krenarite tona krahinore.

Por, per vete, shpresoj qe Berisha t'i fitoje zgjedhjet! Mendoj se duhet nje mandat tjeter per demokratet, qe vendi te permbylle vendosjes e kornizes se re historike per ate shtet shqiptar, me hyrjen e tij ne NATO dhe ne BE, dhe, njeheresh, edhe nje mundesi qe socialistet te gjejne veten, jo vetem sa per te deshmuar se prinderit ose gjysherit nuk ishin gabim dikur, por pse kane ide dhe oferte nacionale se cfare duhet te ndodh me Shqiperine e ardhme. Por, per vete nuk druaj shume as nga fitorja eventuale e Edi Rames, i cili sapo te dale nga komuna e tij, do ta kuptoje patjeter se sa e komplikuar eshte bota e vertete shqiptare.

Shqiptaret vertet po ndryshojne!

"Express"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›