E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, qe nga Shkoza sulmon Ramen

"Nuk mund t'i zgjidhin hallet dhe shqetesimet e shqiptareve te thjeshte, politikane qe jane mesuar vetem te fitojne nga politika, duke e mbajtur nje dore ne bakllava dhe nje dore ne revani". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate nje takimi te zhvilluar dje me qytetare te Njesise nr.1 ne Shkoze te kryeqytetit, ku shprehu bindjen se Tirana do te votoje partine e tij. Duke vijuar me mendimin e tij, ai theksoi se hallet dhe shqetesimet e shqiptareve, nuk mund t'i zgjidhin politikane qe nuk sakrifikojne dot, nuk rrezikojne dot, sepse nuk besojne ne radhe te pare tek sakrifica e njerezve dhe tek sakrifica, qe kerkon politika ne sherbim te politikes. Per te qene sipas tij, nje mision, jo thjeshte nje instrument per pasurimin e nje kaste qe nuk do t'ia dije per voten e qytetareve. Ndersa ne, theksoi Meta, do te realizojme te gjitha ato politika te cilat e kthejne ekonomine tone nga nje ekonomi konsumatore ne nje ekonomi prodhuese, ne nje ekonomi konkurruese, ne nje ekonomi qe puneson shqiptaret dhe u krijon mundesi qe te mbajne familjet e tyre dhe t'i rrisin femijet e tyre me dinjitet. "Shqiptaret do te votojne per LSI, se e kuptojne qe vetem kjo force politike mund t'i nxjerre nga kriza ekonomike dhe sociale, e mbi te gjitha nga kriza e besimit qe ofrojne alternativat e vjetra, me ne krye alternativen me te vjeter qe perfaqeson vetem kryeministri ne largim, Sali Berisha", shprehu bindjen ish-kryeministri. Prandaj, vleresoi Meta, vendi ka nevoje per nje lidership te provuar, sepse po kalon nje situate krize ekonomike, e cila mund te thellohet edhe me tej. Sipas tij, LSI jo vetem eshte sot alternativa, qe ju ofron shqiptareve te thjeshte programin me realist dhe me konkret qe i nxjerr nga kriza dhe nga varferia, por eshte alternativa qe e fut Shqiperine ne nje rruge te padiskutueshme te zhvillimit dhe integrimit. "LSI ndryshe nga partite e vjetra, vjen ketu dhe pervec programit te saj, ju paraqet edhe deputetin e ardhshme te kesaj zone qe do te mbuloje Njesine nr.1 dhe do te ngreje me energji dhe vendosmeri problemet tuaja ne Kuvendin e ri, ne qeverisjen e re dhe qe do te jete 4 vjet me ju se bashku, ne kete zone si deputet per t'i zgjidhur keto probleme, kryetarin e LSI te Tiranes, z.Ilir Dashi", theksoi perpara mbeshtetesve, kreu Meta. Ne fund te takimi ai ritheksoi se ne 28 qershor shqiptaret do te votojne per LSI, se e kuptojne qe vetem kjo force politike mund t'i nxjerre nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi te gjitha nga kriza e besimit qe ofrojne alternativat e vjetra. "Shqiptaret do te votojne per LSI se kerkesa me e madhe e shqiptareve sot eshte per te punuar dhe programin me te mire per punesimin e ka LSI", shprehu bindjen nga Njesia nr.1 e kryeqytetit kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›