"Zgjohu": "Veliajt", zhytja ne evazion fiskal
Levizja Zgjohu, ka folur serish dje per ate qe e cileson zhdukje te 300 mije eurove te Fondacionit MJAFT. Avokat Altin Goxhaj duke iu pergjigjur pretendimit te perfaqesuesve te Levizjes MJAFT se askush pervec donatoreve s'kane te drejte te ngrene padi pasi vetem pala e demtuar e gezon kete te drejte ka dhene vleresimin e vet: "Cdokush ka jo thjeshte te drejte, por ka detyrim ligjor qe kur sheh nje shkelje ligjore, te denoncoje. Nese hesht behesh bashkefaktor ne krim". "Mbi kete parim, vijoi Goxhaj, - une ne cilesine e perfaqesuesit te Levizje Qytetare ZGJOHU, po denoncoj dhenien e kredive nga Fondacioni MJAFT ne menyre te paligjshme pasi legjislacioni shqiptar i lejon fondacionet te japin kredi vetem ne rastet kur jane te licensuar nga Banka e Shqiperise dhe Fondacioni MJAFT nuk ka asnje license per kete qellim". Por shkelja me e rende e ligjit nga vellezerit Veliaj, sipas Goxhajt, eshte kryer nepermjet evazionit fiskal prej qindra miliona lekesh te realizuar nepermjet dy bizneseve te paligjshme te cilet nuk paguajne taksa si cdo biznes tjeter ne Shqiperi. Goxhaj tha se dy bizneset e familjes Veliaj prezantohen ne raport me klientet nepermjet 2 emrave: Grafik-Propaganda dhe Fshati Urban. "Keto dy biznese krejtesisht te paligjshme kane kryer nje evazion fiskal ne permasa qindra miliona lekesh nga Erion Veliaj dhe i vellai i tij Arber Veliaj", - tha Goxhaj.
Ai evidentoi edhe se ne vitin 2005, kur Erion Veliaj i dha te vellait kredi per te themeluar Grafik Propaganden, fakt i dokumentuar edhe me fotografi, ky biznes nuk u regjistrua ne gjykate megjithese ishte nje kusht i kontrates. "Qe ne ate kohe e deri me sot, prane zyres se Tatim Taksave nuk ekziston asnje pagese detyrimesh fiskale megjithese ky biznes prezantohet me dhjetera klienta VIP. Skema e perfitimit dhe abuzimit fiskal te familjes Veliaj perfshin nga nje ane thithjen e parave te projekteve miliardere te Mjafteve te Velise dhe nga ana tjeter, realizim te faqeve online dhe te sherbimeve te tjera te imazhit dhe aranxhimit per dhjetera biznese shqiptare dhe te huaja si dhe institucione publike perfshi edhe universitete private", - ka shtuar Goxhaj.
Sipas tij, Grafik Propaganda eshte emri i prezantuar nga Veliajt ne rolin e realizuesit te dhjetera faqeve online, organizimit te prezantimeve video dhe aspektit te dizajnit dhe prodhimit te posterave dhe materialeve te tjera promocionale ne vlera qindra miliona lekesh por ka te dhena qe te dyshosh qe mund te jete kapercyer dhe shifra nje miliard leke. Goxhaj theksoi me tej se "sot u dekonstruktua nje pjese e skemes se si parate e MJAFT kaluan nga projektet e donatoreve nderkombetare te xhepi i Veliajve".
Kurse me pas ka renditur "disa nga projektet e MJAFT qe donatoret e huaj i sollen per rinine shqiptare dhe u administruan nga biznesi i paligjshem Grafik Propaganda sipas prezantimit origjinal te shkruar nga vete i vellai i Erion Velise, Arber Veliaj".
Disa nga projektet:
Levizja MJAFT!
UNE VOTOJ
MJAFT Fest 2005
Fushata 'Shkunde Voten'
Fushata 'Jeto Gjelber'
Haris @ 3 vjet MJAFT!
Partia Socialiste e Shqiperise
Partia Socialiste 'Kongresi 10/06/06'
(Vetem keto projekte i kane kaluar te vellait te Velise duke xhiruar qindra miliona leke ku dhe evazioni fiskal arrin permasa te frikshme. Por sipas prezantimit te faqeve nje nga "sherbimet" me surprize ka qene roli qe kane pasur Veliajt ne raport me Partine Socialiste. Grafik Propaganda realizon imazhin e ri te partise socialiste. Te gjitha produktet u prezantuan per here te pare ne kongresin e radhes te vitit 2006. Kjo tregon nje histori te vjeter te perdorimit te Erion Velise nga Edi Rama vite me pare dhe tregon se kujt i sherben dhe ke perfaqeson ne te vertete Erion Veliaj, rinine shqiptare apo Edi Ramen)