Bisedat ndërkombëtare më lirë me Eagle Mobile
04/06/2009 Kompania celulare hedh në treg ofertat e reja
Kompania celulare Eagle Mobile ka nisur ofertën e re për të gjithë abonentët që flasin me shtete të tjera. Kostoja e një bisede do të jetë 45 lekë për minutë, pa TVSH me të gjithë botën deri më 1 shtator 2009. Nga kjo ofertë për fitojnë automatikisht të gjithë programet tarifore Eagle. “Tashmë abonentët Eagle mund të flasin me çmime shumë të ulëta që deri në 50 për qind me numrat ndërkombëtarë. Eagle Mobile nuk ka reshtur së ofruari surpriza dhe risi për abonentët e saj dhe tregun shqiptar. Në këtë mënyrë kjo kompani ka bërë përpjekje maksimale në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve për nevojat e konsumatorit dhe të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe më të reja. Kompania më e re e telefonisë celulare, vazhdon të sjellë çmime dhe tarifa tërheqëse dhe të arsyeshme për abonentët shqiptarë”, – shprehen përfaqësues të Eagle Mobile. Fushata më e fundit për abonentët Riniring “Flisni falas nga ora 8 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit” natyrisht që përbën një nga fushatat më të suksesshme dhe reflektohet nga shtimi i dukshëm i kohës së komunikimit ndërmjet abonentëve Eagle. Pjesëtarët e kësaj tarife krahas kohë-bisedës falas mes orëve 8 të mbrëmjes dhe 8 të mëngjesit, kanë mundësi të flasin me të gjithë numrat e tjerë Eagle me vetëm 5 lekë për minutë. Së fundmi Eagle Mobile nis programin tarifor individual Life. Ky program tarifor i ndarë në 4 kategori ofron mundësi sipas kërkesave dhe nevojave për abonentët me kontratë individuale. Një risi në vazhdim ka qenë edhe portali i argëtimit i Eagle Mobile “EagleZone”. Programet tarifore që Eagle Mobile ka nisur prej daljes në treg më 12 mars të vitit të kaluar janë projektuar në bazë të nevojave të përdoruesve të telefonisë celulare.