E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, 19 vjet me pas Nga Lulzim Basha



Plot 19 vjet me pare ne ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ketu ne kete godine, ne moshen 17 vjecare, une pata fatin e madh te isha, ndoshta vezhguesi me i ri, qe monitoroi procesin e zgjedhjeve te 22 marsit 1992. Perfundimi i ketij procesi nuk ishte vetem nje fitore politike historike e Partise Demokratike, ajo ishte fitore e te gjithe shqiptareve, fitore e lirise mbi shtypjen, e dashurise mbi urrejtjen, e te ardhmes mbi te shkuaren. Le te ndalemi sot per nje cast ta shqyrtojme ate moment magjik per gjithe shqiptaret dhe te falenderojme ata qe e bene ate te mundur.

Vitet qe pasuan me fitoren epike te se mires ndaj te keqes, jane te mbushura me sfida, arritje, disfata dhe ngadhenjim ne perpjekjen tone te kahershme per nje demokraci sa me te persosur, por ne nuk e humbem kurre kurajen sepse luftuam si njerez te lire per kete kauze te drejte.

Ne zgjodhem te jemi te lire, sepse duam qe femijet tane te jetojne te lire, edhe femijet e femijeve tane. Te dashur miq, ate dite, brenda meje lindi natyrshem nje vendim i heshtur, perkushtimi per te bere gjithcka qe une mundem per ta cuar sa me perpara kete veper qe Partia Demokratike nisi me 22 mars 1992. Prandaj, sot ketu midis jush jam krenar qe jam pjese modeste e kesaj force historike qe transformoi historine e Shqiperise moderne, Partise Demokratike.

***

Sot, 19 vjet me pas Shqiperia e ka zevendesuar skamjen me progresin, pasigurine me anetaresimin ne NATO, izolimin e skafeve te vdekjes, me levizjen e lire e qytetareve shqiptare. Arritja tek levizja e lire nuk ishte e lehte, kishte shume pengesa dhe paragjykime, paragjykime qe duheshin kapercyer.

Kujtimet e eksodeve masive dramatike ishin te fresketa dhe provokimet e qellimshme nga brenda vendit nuk mungonin, por ne kishim dhene fjalen dhe une bashke me ju pata shansin, nderin, privilegjin, te jap ndihmen time ne kapercimin e kesaj pengese te padrejte per shqiptaret, ne realizimin e levizjes se lire, levizjen e lire per shqiptaret.

Nena dhe motra, prinder dhe femije, gjysher dhe mbesa levizin sot lirisht ne mbare Europen.

Sa mire per te gjithe ne, por mos harroni ky ishte nje hap qe ne hodhem, nje hap ne rrugen qe nisem me 22 mars te vitit 1992. Te gjitha keto ndryshime, i gjithe ky pozitivitet, e gjithe kjo energji transformuese e ka zanafillen tek 22 marsi prandaj edhe pse pata privilegjin te jem minister i Jashtem kur u anetaresua Shqiperia ne NATO, edhe pse me 50 nga qindra mijera studente shqiptare, hodhem hapin e pare si qytetare te lire me 15 dhjetor 2010, asgje nuk me ka lene mbresa me te pashlyeshme, gjurme me te thella tek une Lulzim Basha sesa certifikimi i fitores se 22 marsit me 1992 si vezhguesi 17 vjecar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›