E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i cunguar, Tirana pa zbukuruar

Sonila Isaku

Tirana ka mbetur pa zbukuruar gjate festave te ketij fundviti, per shkak se nuk ka fonde per blerjen e zbukurimeve. Keshtu kane pohuar drejtuesit e Puneve Publike ne kete institucion. Por, ajo qe bashkia do te sjelle gjate ketyre festave per kryeqytetasit, do te jete nje risi. Nje piste patinazhi dhe nje cirk te cilet do te ndertohen ne dy sheshet me te medha te bulevardit "Deshmoret e Kombit".

Fondet

Kryeqyteti ne ditet ne vijim do te kete te gjithe infrastrukturen e nevojshme dekorative dhe argetuese. "Bashkia e Tiranes pavaresisht problemeve me buxhetin shkaktuar nga qeveria, ka filluar prej ditesh dekorimin e qytetit me rastin e festave te fundvitit. Vertet po perdoren pjese te dekorit te nje viti me pare, per shkak se fondet e pushtetit vendor po cungohen dita-dites nga qeveria. Por, bashkia e Tiranes, ashtu sikurse nuk le asnje dite pa pastruar qytetin, ashtu sikurse nuk le asnje dite pa u kujdesur per kopshtet, shkollat, rruget e gjelberimin, edhe kete fundvit nuk do te lere Tiranen pa festuar festat",-tha Albana Kociu, drejtoreshe e Puneve Publike ne bashki.

Organizimi

Per kete vit, Tirana do te organizoje festa dhe aktivitete, te cilat nuk jane zhvilluar me pare, por qe ne shume kryeqytete evropiane keto jane festa tradicionale. Keshtu, Tirana do te ndjeje festen permes aktiviteteve kulturore te ngjashme, me metropolet e tjera evropiane. "Nje cirk gjigant, me 100 nga akrobatet me te mire te botes, po vendoset ne sheshin "Nene Tereza" per te performuar deri ne muajin janar. Ne sheshin "Skenderbej" pista e akullit, rrethuar nga nje panair festiv do te jete e hapur per te gjithe qytetaret, gjate gjithe periudhes se festave", ka pohuar Kociu. Sipas saj, shume surpriza te tjera do te ndodhin ne kryeqytet, per te kenaqur te gjitha moshat. Nderkohe ne rruget kryesore te Tiranes jane vendosur dekoret, te cilet jane perdorur gjate viteve te kaluara. Bulevardi "Deshmoret e Kombit" eshte zbukuruar me yje, ndersa tek "Rruga e Kavajes", trotuari i mesit eshte zbukuruar me gjysme yje qe jane perdorur prej vitesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›