Shqiperia U-17 ne nje grup me Gjermanine
Hidhet shorti per turin eliminator te kampionatit Europian Under 17 per 2012. Shqiperia U-17 eshte pjese e Grupit te 12. Ne te njejtin grup me kuqezinjte eshte kombetarja U-17 e Gjermanise Sllovakise dhe Estonise. Behet fjale per nje grup te forte ku perfaqesuesja jone do te synoje te beje me te miren per te mos u renditur ne vendin e fundit. Objektivi do te jete te leme pas te pakten Estonine. Ndeshjet e grupit tone do te luhen nga data 12 deri me 18 tetor te vitit 2011. Po ashtu shorti ka prodhuar nje grup ferri ai 6 ku Anglia kampione ne fuqi do te perballet me Holanden Bosnje-Hercegovinen dhe Letonine. Ndersa Italia eshte pese e Grupit 5 se bashku me Austrine Danimarken dhe Qipron. Ne keto eliminatore jane perfshire 52 skuadra te ndara ne 13 grupe. Europiani 2012 per U-17 do te zhvillohet ne maj te 2012.