E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria dhe Danimarka kundershtaret e U-19

Euro 2012

Shorti per turin eliminator te Europianit 2012 per Under 19 i hedhur dje ne Nion te Zvicres prodhoi nje grup te forte per kuqezinjte shqiptare. Ne baze te goglave Kombetarja jone eshte perfshire ne Grupin 12 ku do te ndeshet me Austrine Danimarken dhe Malten. Ecuria e perfaqesueses U-19 te Shqiperise vitet e fundit nuk ka qene e mire dhe ne keto eliminatore objektivi do te jete ngjitja sa me lart ne renditje pas perfundimit te takimeve ne kete grup i cili gjithsesi konsiderohet i veshtire. 48 skuadrat pjesemarrese jane ndare ne 12 grupe me nga 4 ekipe. Dy skuadrat e para te cdo grupi plus se tretes se klasifikuar me rezultatet me te mira kundrejt dy te parave te grupit te saj do te jene koka serie ne fazen elite qe do te mbahet ne pranveren 2012 dhe nga ku do te dalin skuadrat qe do te shkojne ne Euro 2012 te Under 19 ne Estoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›