Porto frikesohet nga bomberi Hamdi Salihi
Porto i frikesohet Hamdi Salihit ne prag te sfides qe Rapidi i Vjenes do te luaje me gjigandet portugeze ne Grupin L te Europa League. Neser ne Ernst Hapel Stadion austriaket do te luajne nje match point per kualifikimin me tej pikerisht perballe kryesuesve te grupit. Forma qe po kalon Rapidi qe ka regjistruar dy fitore bindese ne kampionat por edhe golat e sulmuesit shqiptar duket se i kane trembur luzitanet. Televizioni portugez tvi24 paralajmeronte Dragonj kujdes Ruhuni nga lsquonjeriu i derbit. Me kete epitet kjo media i referohej sulmuesit shqiptar i cili ishte autori i golit te fitores ne derbin ku Rapidi triumfoi perballe Austrise. Televizioni theksonte se ne dy ndeshjet e fundit Salihi ka gjetur pese here rrugen e rrjetes ku ka shenuar kater gola ne porten e LASK Linz dhe nje kunder Austrise.