Skenderbeu kerkon pezullimin e Jeminit
Humbja 2-0 me Teuten ne Durres ka lene nje shije te hidhur te Skenderbeu. Pas trajnerit Shkelqim Muca i cili cilesonte si fajtor gjyqtarin Lorenc Jemini tashme vjen edhe reagimi i klubit. Korcaret kerkojne pezullimin e bilbilit qe gjate sfides ne Niko Dovana largoi nga fusha drejtuesin e stolit ndersa nxori edhe dy kartone te kuq per mbrojtesin Bici e sulmuesin Jolic. Zyrtaret e Skenderbeut bene te ditur se jane ankuar ne Federaten Shqiptare te Futbollit rreth arbitrit qe sipas tyre ka qene protagonist ne humbje me vendimet e marra. Arroganca e Jeminit ne ndeshjen ne Durres ishte e pashoqe deklaruan drejtuesit e ujqerve te debores. Humbja e Skenderbeut erdhi pas vendimeve te ketij gjyqtari qe na ka demtuar ashtu sic ka bere edhe ne ndeshjet e meparshme. Jemi ankuar zyrtarisht ne federate per te dhe presim nje reagim nga institucioni qe drejton futbollin. Te henen skuadra e Muces nuk perfitoi nga humbja e Flamurtarit per tiu afruar edhe me teper kreut. Momentalisht Skenderbeu renditet ne vendin e dyte ne Kategorine Superiore ne kuoten e 25 pikeve 3 me pak se vlonjatet.