E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia, masa per te mbajtur nen kontroll ndeshjen Shqipëri - Bullgari

Tiranë - Policia merr masa të rrepta për mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Bullgari. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipit Kombëtar të Shqipërisë dhe të Bullgarisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", më datë 17 tetor 2007 në orën 20:45, ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit të këtij aktiviteti të rëndësishëm sportiv. Policia e Tiranës, me synim mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, parandalimin e cdo ngjarje kriminale, sigurimin e rendit dhe të qetësisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të këtij aktiviteti sportiv, ka marrë këto masa: nga ora 12.00 e datës 17 tetor 2007, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambientet përreth stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", sheshin «Italia», përgjatë rrugës "Lekë Dukagjini". Nga ora 17.00, datë 17 Tetor 2007, do të kryhet mbyllja e lokaleve përreth stadiumit "Qemal Stafa" dhe sheshi "Italia". Hyrja për në stadium do të fillojë në orën 18:30 të datës 17 tetor 2007, duke respektuar rrugë - kalimet e përcaktuara nga policia dhe më konkretisht:
Hyrja për në Tribunën C do të lejohet vetëm nga rrugë kalimi i rrugës Lekë Dukagjini, krahu i Televizionit Publik Shqiptar.
Hyrja për në Tribunën D do të lejohet vetëm nga rrugë kalimi i rrugës "Dervish Hima" dhe rrugës "Lekë Dukagjini", krahu i Televizionit Publik Shqiptar. Hyrja për në Tribunën E do të lejohet vetëm nga rrugë kalimi i Hotel Sheraton.
Gjatë hyrjes së sportdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët të sendeve të ndaluara si:
Mjete e sende të forta, fishekzjarrë, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›