Shqipëria, aksidente si në Afrikë, më të lartat në rajon
Tiranë- Teksa ende nuk kanë përfunduar raportimet për tragjedinë e 21 Majit në Qafën e Vishës, ku humbën jetën 13 persona shumica studente, një tjetër aksident drithëroi të shtunën vendin kur u mësua se një tjetër autobus me të rinj ra në humnerë, kësaj rralle në një tjetër aks problematik atë të Qafë Krrabës.
Aksidentet rrugore përveçse marrin me vete jetë njerëzish e të tjerë mbesin të plagosur ndoshta me pasoja edhe për gjithë jetën, bëjnë kombin të mbajë frymën për shpëtimin e jetëve të bëjnë të pyesësh se çfarë po ndodh pasi secili nga ne mund të preket nga çasti në çast, nga një gabim njerëzor, defekt teknik apo nga një infrastrukturë që lë për të dëshiruar.
E kur bëhet fjalë për dy të fundit pritet që ato të jenë mëse të menaxhueshme qoftë nga privati qoftë nga shteti që ka për detyrë të kontrollojë gjendjen e mjeteve e deri tek gjendja e rrugëve.
Muajin e shkuar Open Data Albania duke hulumtuar rreth numrit të aksidenteve rrugore në Shqipëri ka konkluduar se në vendin tonë gjatë 2010 kanë ndodhur 1,564 aksidente rrugore me të paktën një person të plagosur, në të cilat janë dëmtuar 2,069 persona, nga të cilët kanë gjetur vdekjen 353 prej tyre.
Sipas të dhënave që jep ODA shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve. Historikisht, viti me numrin më të ulët të aksidenteve rezulton viti 2002, ku ka pasur 328 aksidente rrugore. Edhe pse infrastruktura rrugore ka ardhur në përmirësim gjatë viteve, viti 2010 mbetet viti me numrin më të madh të aksidenteve dhe personave të lënduar në to. Krahasuar me vitin 2009, numri i aksidenteve është rritur me 7%, ndërsa numri i të lënduarve me 13%. Bazuar në të dhënat, rezulton se gjatë 2010 janë shkaktuar rreth 39 aksidenteme dëmtim personi për 10,000 mjete transporti rrugor të regjistruara. Nga këto, 19 aksidente për 10,000 mjete transporti kanë përfunduar me vdekjen ose dëmtimin e rëndë të të paktën një personi- thuhet në hulumtimin e ODA.
Sipas së cilës incidencë të ngjashme të aksidenteve automobilistike mund ti hasësh në Afrikën Jugore.
Dhe jo më pak pesimist është këndvështrimi që kanë të huajt për udhëtimet me mjete motorike në rrugët e Shqipërisë.
Rac the driving people, një site londinez jep disa këshilla se nëse po udhëton me automjet në Shqipëri të nevojitet: Përvec patentës dhe lejes së qarkullimit ndërkombëtar duhet këshillim me ambasadën britanike në Tiranë për të parë ndryshimet e dokumentacionit që nevojiten. Por ajo çka tërheq vëmëndjen janë këto këshilla: Një paijse emergjente duke përfshirë rrota rezervë, ujë dhe ushqim gjatë natës në Shqipëri nuk ka shërbime rregullimi kështu që nëse mjeti prishet bëni mirë të jeni të përgatirur.
Gjëra të tjera që duhet të dini:
Udhëtimi në Shqipëri nuk është për zemrat e dobëta. Rrugët janë përgjithësisht në gjendje të keqe, përmbytje mund të ndodhin gjatë të gjithë vitit, nuk ka ndriçim në zonat në ndërtim dhe ka ndërpreje të shpeshta të energjisë elektrike. Kështu që është ide e mirë për të përdorur një makinë me katër rrota.
Këshillat vijojnë më: Disa shoferë shqiptare mund të jenë agresivë dhe të çregullt dhe mosmarveshje të vogla në trafik mund të dalin jashtë kontrollit ndaj mos reagoni ndaj sjelljes provokuese të shoeferëve të tjerë. Mos harroni ata mund të jenë të armatosur.
Nëse jeni i përfhsirë në një aksident ju duhet të prisni derisa policia të vijë. Në fundjave dhe në verë kalimet kufitare mund të jenë të zëna kështu që përgatituni të mbani rradhën.
Në të njëjtën gjatësi vale duket se janë edhe këshillat që jep SHBA, ambsada amerikane në Tiranë duke i bërë me dije qytetarëve të saj se mbi 1 milionë njerëz vriten çdo vit në aksidente rrugore u bën thirrje që t’i shmangen sa më tepër të jetë e mundur atyre në Shqipëri.
Të udhëtosh në Shqipëri sipas amerikanëve do të thotë:
Rrugët kryesore në Shqipëri janë shpesh në gjendje të dobët megjithatë janë duke u përmisuar përditë.
Udhëtimi natën jashtë zonave urbane është veçanërisht i rrezikshmë dhe duhet të shmanget për shkak të kushteve të mjerueshme të rrugëve.
Gjatë muajve të dimrit udhëtarët mund të hasin në dëborë të rrezikshme apo akull në rrugët përmes maleve, në Veri të Shqipërisë.
Autobusët udhëtojnë në mes të qyteteve më të medha pothuajse eksluzivisht gjatë ditës por ata mund të jenë të pabesueshëm dhe të pakëndshëm. Shumë udhëtarë në kërkim të transportit publik preferojnë të përdorin furgona në pronësi private me funksion alternativ ndaj autobusëve dhe veprojnë tërësisht pa orare dhe çmime të vendosura.
Ambasada bën thirrje: Ju lutem vini re se disa nga këto furgona në pronësi private nuk mund të kenë leje zyrtare për te operuar dhe mund të mos i përmbahen sigurisë dhe standarteve të mirëmbajtjes.
Sipas Ministrisë shqipatre të Shëndetësisë aksidentet rrugore janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes dhe viktimat e aksidenteve janë përdoruesit kryesorë të shërbimeve të emergjencës spitalore.
Plagosjet në trafikun rrugor janë një problem në Shqipëri dhe madhëia e tyre është në rritje, në nivele alarmante. Aksidentet rrugore në Shqipëri janë 3.5% më të larta se në vendet e tjera të Evropës Qendore dhe Lindore.
Që prej vitit 1992 kanë humbur jetën të paktën 6 mijë njerëz në 14 mijë aksidente,teska 7 mijë kanë mbetur të paralizuar përgjithmonë. Teksa vendi ynë sipas të dhëvae zyrtare ka minimumi tre herë më shumë aksidente për numër popullsie se i gjithë Ballkani.
