E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksodi i largimeve nga PS drejt LSI-së

19-12-2010 / E.Tomani

Vazhdon ende eksodi i largimeve të deputeteve nga radhët e Partisë Socialiste drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një forcë politike tashmë në  koalicion qeverisëse me mazhorancën, Lëvizja Socialiste për Integrim me drejtues zëvendëskryeministrin, Ilir Meta ka mirëpritur në dyert e kësaj force të madhe që ka si objektiv integrimin e Shqipërisë, disa nga deputetet e selisë rozë që vendosën me dëshirën e tyre të largoheshin nga radhët e Partisë Socialiste.
Dy muaj më parë ishte deputeti Vangjel Tavo i qarkut të Gjirokastrës i cili u largua nga PS-ja për shkak të papërgjegjshmërisë së kryetarit të partisë socialiste Edi Ramës, i cili nuk denjoi t’u kthente përgjigje për të ofruar një zgjidhje për  situatën e rëndë që ishte krijuar prej muajsh në qarkun e Gjirokastrës.
Pak ditë më vonë ishte një tjetër përfaqësues nga radhët e PS-së, kryetari i bashkisë së Lushnjës Albert Sanxhaku ku së bashku me 350 anëtarë të Partisë Socialiste u larguan nga partia  socialiste ku ata bënin pjesë  dhe iu drejtuan Lëvizjes Socialiste për Integrim.
I radhës që do të largohej nga kjo parti është deputeti i socialist dhe anëtari  i Asamblesë Kombëtare të Socialistëve Ylli Manjani i cili dhe ky i fundit e braktisi këtë parti së bashku me kryetarin e dështuar të saj dhe iu drejtua sërish një prej forcave që zë një vend të rëndësishëm në politikën shqiptare, Lëvizjes Socialiste për integrim e cila është në qeverisje me  partinë më të madhe në vend , me Parinë Demokratike.
Në Partinë Socialiste  nuk ka demokraci të brendshme, drejtimi është centralizuar në duart e Ramës dhe grupit të biznesmenëve të tij, kjo ka qenë edhe arsyeja themelore e largimit të Manjanit nga PS-ja. Edi Rama e ka kthyer PS-në në një arenë vulgare, ku shtypet dhe dhunohet mendimin i lirë, ku dëgjohet vetëm fjala e drejtuesit të tyre si të ishim në kohët enveriste ku dëgjohej vetëm fjala e diktatorit dhe të tjerët s’kishin të drejtë të kundërshtonin apo të shprehnin mendimin e tyre të lirë. Në Partinë Socialiste nuk ka demokraci të lirë, lideri i saj Rama me sjelljen e tij prej dështaku të vërtetë po largon nga vetja edhe ata pak përkrahës së partisë së tij të cilët pak nga pak po pakësohen dhe po shterojnë duke shkuar drejt partive të tjera qeverisëse me ideale të larta e ku nuk dhunohet demokracia siç ndodh në radhët e Partisë Socialiste.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›