E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha legalizon shtëpinë e Ylli Pangos ku ndodhi skandali

Nga Tema

Qeveria ka miratuar dje legalizimin e vilës së ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, dhe kunatit të tij. Vendimi i qeverisë i hap rrugë legalizimit të shtëpisë, e cila u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik për shkak të ftesës që Pango i bëri aty një gazetareje, të maskuar si aplikante për punësim. Prej sot shtëpia quhet e ligjshme dhe ky është një lajm i mirë për ish-ministrin, i cili po përjeton një periudhë problematike pas shkarkimit prej kryeministrit.

Kryeministri Berisha e shkarkoi atë për 4 minuta dhe u lavdërua gjatë me këtë fakt publikisht dhe vazhdon ta trajtojë debatin publikisht si një cenim i të drejtave të njeriut për futjen në shtëpi të gazetares së maskuar. Në të vërtetë, zoti Berisha i ka pasur gjithë mundësitë të ruante zotin Pango duke e shkarkuar para skandalit, pasi u njoftua jo-zyrtarisht për skandalin e regjistrimit, duke e bërë kështu të patransmetueshëm skandalin dhe duke mbrojtur dhe të drejtat civile të zotit Pango.

Vendimi i djeshëm është me sa duket shenjë ngushëllimi për Pangon pas telasheve që ka përjetuar së fundmi edhe prej kryeministrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›