Betohet përpara Presidentit të Republikës Ministri i ri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku.

17 mars 2009
Në Pallatin e Brigadave u zhvillua sot ceremonia zyrtare e betimit të Ministrit të ri të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku. Me këtë rast ishin të pranishëm deputetët e Elbasanit, Dashnor Sula dhe Aurel Bylykbashi, prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Liman Varoshi, shkrimtari i njohur Fatos Kongoli dhe artisti Alfons Balliçi, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit nga Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidencës, Aleksandër Flloko, me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, z. Turku bëri betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili, duke i dorëzuar dekretin Ministrit të ri të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, i shprehu urimet më të mira për të përmbushur me sukses detyrën e lartë.
Presidenti Topi e dekretoi emërimin e z. Turku në detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve në datë 10 mars 2009, në mbështetje të neneve 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit Sali Berisha.