E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia anglofone" 8 nismat per te rinjte

Ministria e Arsimit dhe Shkences gjate ketij viti i ka dhene prioritet mesimit te gjuhes se huaj anglisht ne shkolla, me synim qe nxenesit, studentet, por edhe gjithe shqiptaret te kene nje zoterim te mire te kesaj gjuhe me qellim pervetesimin e shkencave, teknologjise inovative per te qene kompetitive ne nje ekonomi globale. Nder nismat kryesore eshte programi "Shqiperia Anglofone". Permes saj, anglishtja tashme eshte nje nga lendet me zgjedhje ne Maturen Shteterore dhe me koeficientin maksimal per pranimet ne universitete. Edhe nisma " Early Foreign language learning" (mesimi i gjuhes se huaj ne moshe te vogel) e Keshillit te Evropes, eshte nje veprimtari te cilen vendi yne po e realizon, duke futur zyrtarisht anglishten si gjuhe te huaj te detyruar ne klasat e 3 dhe te 4 te ciklit fillor me dy ore ne jave per secilen klase. Permes reformes se Altertekstit, eshte bere e mundur qe shtepite te huaja botuese te konkurrojne me tekstet e tjere, duke pritur te miratohen dhe te futen ne perdorim, krahas shtepive botuese vendase. Nje ane tjeter e reformes eshte permiresimi i anes metodike te teksteve, duke shtuar fletoret e punes, si dhe cilesive teknike te tyre. Per te plotesuar boshlleqet me mesues te kesaj gjuhe ne gjithe vendin MASH po mbeshtet mesuesit jo vetem per zhvillimin e tyre profesional, por dhe duke dhene mbeshtetje financiare. Per kete, krahas kontributit te Fakulteteve te Gjuheve te Huaja ne Tirane, Korce, Shkoder, Gjirokaster, Elbasan, Vlore, eshte edhe fakulteti i Anglishtes, i hapur ne Universitetin e Durresit.

Ne arsimin profesional, permes bashkepunimit me partnere serioze si Keshilli Britanik dhe projektet " English for Work" dhe " Skills at Work", synohet hartimi i kurrikules se gjuhes angleze nga vete mesuesit e shkollave, duke perafruar ate me nevojat e tregut te punes. MASH ka nenshkruar nje Memorandum Bashkepunimi me Cambridge ESOL (pjese e universitetit te Cambrige, qendra qe menaxhon testimin dhe kualifikimin e anglishtes), me te cilen tashme eshte realizuar pothuajse faza e pare. Me kete Memorandum synohet qe te konsolidohen nivelet B2 te mesimit te gjuhes angleze (nivelet jane A1, A2, B1, B2, C1, C2) e me lart ne universitete dhe po behen perpjekje te terhiqet asistence nga Cambridge ESOL ne kualifikimin dhe certifikimin e mesuesve. Paralelisht, kjo nisme, me prioritetin qe eshte percaktuar per gjuhen angleze, po perfshin edhe administraten publike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›