E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si i shikonin shqiptaret, akademiket serbe

Kjo ese eshte shkruar ne kujtim te Librit te Dimitrije Tucoviq, ku i dilet ne mbrojtje dinjitetit te popullit shqiptar prej shpifjeve te akademikeve sllave te gati fillim shekullit te shkuar. Ajo eshte realizuar nga nje prej ikonave te shkrimit dinjitoz sllav te shekullit te shkuar

Njembedhjete vjet pasi eshte shkruar, sot, libri i Dimitrije Tucoviqit per Shqiperine, nuk ka humbur asnje germe nga aktualiteti i vet. Te njejtin qendrim negativ, te cilin Ballhausplatz-i dhe zoterinjte Aehrenthal dhe Berchtold kishin ndaj tere problemit jugosllav, te njejtin qendrim kishte Beogradi radikal, politikan ndaj ceshtjeve shqiptare, si para dhjete, si para dymbedhjete vjeteve, si edhe sot e kesaj dite. Ky eshte qendrim mendjelehte mesjetar i salloneve te rrethuara me ar te Luigjit XV dhe ceremonialit spanjoll, ky eshte qendrimi "Divide et Impera", ther e skllavero, perca e sundo, ky eshte parimi katastrofal i politikes se pakoke dhe te verber, qe logjikisht gjithmone perfundon me disfaten dhe shpartallimin e atyre qe therin, ndajne e sundojne...

Kurse shtypi i Beogradit, si pandan i karabusheve vjeneze, opinioni publik radikal, kabinetet e Beogradit para luftes dhe zoterinj ministrat e puneve te jashtme i konsideronin (gjithashtu) shqiptaret raje te paemer, qe banonin ne vend te paemer, pa histori, pa letersi dhe gjuhe letrare, pa tradita, pa poezi, pa te gjitha ato atributet, pra, qe njeriun dhe fisin e bejne fis njerezor. Qysh para disa vitesh, udhetaret ne Shqiperi paskan pare njerez me bisht, "me bisht te kalit ose te dhise" dhe keta bastarde te Tribaleve dhe Skordiskeve antike, keta Gege dhe keta Toske, keta meleze te tipave te ndryshem antropologjike, kjo bande e percare ne pesedhjete dialekte plotesisht te pakuptueshme, bertet dhe theret nder vete ne anarki sketerrese. Ne keta shkrepa te eger, te zeze dhe te pashkelshem, shtatedhjete per qind te burrave vdesin nga hakmarrja, kurse vdekja, prej semundjes ne shtrat, eshte turp. Keta te egjer gjakpires, keta lekurekuq evropiane, intolerante fetare deri ne ekstrem, te te cilet fjala cub dhe bandit eshte sinonim per kalores, keto bisha te egra me fytyre njeriu, diteve te festave gostiten me miell misri te zier, nuk dine cka eshte kripa, kurse per sheqerin mendojne se eshte bore. Banojne neper shpella si njerezit e Neandertalit, jetojne neper kulla te gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhake; flene nen driten e pishes, te veshur, me pushke ne dore, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur ne hu eshte trofe lufte. Per Zotin, besojne se u ka dhene pushket qe te vriten mes tyre, kurse ka vise ne veri, ne te cilat perendite e vjetra ende u shugurohen si njerez te gjalle. Shqiptaret e pine gjakun e nxehte te viktimave te veta te therura, i prene hardhite, i rrenojne kullat, zhduken me pasion nder vete, duke vrare grate nga lakmia, kurse kuptimi i dashurise nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet ne gjuhen e tyre. Nuset shiten e blihen per paje prej disa lugesh, nevojtore nuk ka ne kete vend, te gjithe jane te ndyte dhe me morra dhe keta vjedhes te kuajve, tradhtare, bandite, rrenacake, e tipa te poshter, qe i leshojne syte per toke si qente para njeriut jetojne ne rete e tymit, tifos, malaries, lise, dizenterise dhe semundjeve venerike, keta jane gjakataret dhe vrasesit qindravjecare te elementit serb ne viset jugore. Kjo mase e zjarrte, e terbuara, anarkike, e ngjashme me kafshet, dridhet si lava ne luginat e buta te viseve jugore dhe atje vret e pret, djeg dhe shkaterron vendbanimet tona te qeta e te qyteteruara me qindra e qindra vjet. Kjo llave e bastardeve shqiptare qe jeton ne provincat qe ne Mesjete i takonin Perandorise Serbe ( E drejta historike analoge me te drejten historike hungareze per Dalmacine, Bosnjen dhe Kroacine), derdhet si lume- "vershon" ne viset e buta dhe te qyteteruara dhe kete lume "vershues" duhet kthyer ne shtratin e tij te natyrshem ne malet e zeza dhe te pashkelshme.

...

Keshtu shkruanin per shqiptaret, akademiket e paraluftes me orientime liberalo-dinastike ose revolucionaro-republikane, ministrat e majte e te djathte reaksionare ose racionale revolucionare, politikanet dhe i tere shtypi i kabineteve te shumellojshme dhe te panumerta dhe keshtu zhvillohej me vetedije propaganda mbi politiken kolonialiste, e kur ushtria ngadhenjimtare zbriti neper shkrepat shqiptare deri ne Durres, deri ne Lezhe dhe deri ne Shen Ivanin e Medovanit, opinioni publik prej graniti, i krijuar nga propaganda kolonialiste, i pershendeti sukseset ushtarake ne diskonim ngadhenjimtar.

Dy vilajete turke, ai i Shkodres dhe Janines u pushtuan me fuqine e armeve, kurse okupacioni i nje regjioni, ne te cilin nuk kishte asgje pos katerqind fjaleve kelte, dukej logjik dhe i natyrshem. Ne kete kohe kaotike, kur gati i gjithe opinioni i Beogradit kerkonte qe te pushtohej Shqiperia, Dimitrije Tucoviqi parashtroi antitezat e veta te pathyeshme. Libri i tij, ne ate kohe kur u shkrua, ishte nje akt i guximshem dhe i denje per respekt... Fiset, racat, origjinat, besimet, gjuhet e dialektet aq shume jane amalgamuar ne keto lugina, saqe eshte e pamundur te terhiqet kufiri i gjendjes se sotme etnografike, e po te rikonstruktohej me mitraloza e varje ne baze te dofare gjendjesh fiktive te para shume qindra vjetesh, do te ishte krim, ose marrezi.

Dimitrije Tucoviqi sqaroi se gjendja anarkike, ne te cilat jetojne fiset shqiptare te veriut, rrjedh, para se gjithash, nga fakti se keto fise te izoluara ne malet e larta kane ngelur disa shekuj para shekujve, jo nga e ashtuquajtura paaftesi raciale, por shkurt per shkak te rrethanave ne te cilat jetojne. Duke jetuar ne nje krahine te pasjellshme malore sipas parimit te fiseve, shqiptaret asgjesohen per arsyen e thjeshte, sepse fiset shtohen brez pas brezi, kurse prona e tokes mbetet gjithnje e njejte dhe e pandryshuar...Kurrfare inferioriteti racional nuk eshte shkaktar i kesaj gjendjeje te trishtueshme, sepse shqiptaret, kur ne brezin e pare jane larguar nga baza e tyre fisnore, si te shperngulur ne rrethina me te qyteteruara, po i pershtaten shkalles me te larte te jetes mekanikisht dhe pa ndryshim nga popujt fqinje. Por, megjithate, veriu i eger shqiptar nuk lejoi te pushtohet kurre dhe gjithnje ruante njefare pavaresie nga rendi ushtarak dhe administrativ turk, keshtu qe edhe kerkesat e Lidhjes Shqiptare te Pavarur (Te Prizrenit) ne vitin 1878 dhe 1881, jane dokumente te bukura te vetedijes dhe te krenarise liridashese shqiptare...

Marre nga esete e Kerlezhes, botuar te Rilindja ne Kosove. Perkthyer ne vitin 1979 nga Vehap Shita

Miroslav Krleza

Ështe autori me i njohur kroat ne letersi dhe publicistike i shekullit XX. Ne paranteze, ka qene nje shkrimtar i adhuruar shume ne te gjalle edhe nga Migjeni. Ai lindi me 7 korrik te vitit 1893 dhe vdiq me 29 dhjetor te vitit 1981. Ka nje histori jete shume te turbullt. Ka qene anetar i Partise Komuniste deri ne vitin 1939, pastaj u divorcua me ate. Do ishte Tito qe do e rehabilitonte dhe pastaj do drejtonte nje Institut Leksikografie. Vepra e tij eshte e shtrire ne esè, drama, romane, poezi, etj. Ne fakt nga viti 1958-1961 drejtoi Unionin e shkrimtareve jugosllave. Ne kete esé, kushtuar Tucoviq-it tregon vleresimin e tij per shqiptaret kunder qarqeve akademike te Beogradit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›